Një shishe plastike që ka të paktën 47 vjet në det është gjetur në bregun e një plazhi në Britaninë e Madhe, me shkrimet në ambalazh që lexohen qartë, duke rikthyer edhe një herë përpara syve tanë problemin e mbeturinave plastike.
Shishja, e gjetur nga një roje bregdetare në një plazh në Somerset, duket si e re. “Është tronditëse sa kohë mund të mbijetojë plastika dhe kjo tregon se sa e dëmton natyrën”.
Disa lloje shishe plastike kërkojnë 450 vjet që të shkatërrohen. Britania e Madhe prodhon më shumë se 170 milion ton mbeturina në vit, shumica e të cilave është paketimi i ushqimit dhe vetëm një e treta e paketimit të plastikës riciklohen.
Mbeturinat plastike janë kaq të pranishme sa fibrat e saj, disa më të vegjël se gjerësia e flokëve të njeriut, janë gjetur në ujë, sheqer dhe kripë tavoline./Top Channel
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...