Po të jeni të vëmendshëm, do dalloni që disa ushqime kanë forma të ngjashme me organe të ndryshme të trupit. Disa mjek besojnë se organe të caktuara mund të kurohen nga frutat apo perimet e ngjashme me me këto organe.
Për një kohë të gjatë, kjo teori është konsideruar e padobishme por kohët e fundit edhe shkenca konfirmon disa aspekte të kësaj teze. Për shembull, ngjashmëria midis arrave ndikon në mirëfunksionimin e trurit, pikërisht për shkak të ngjashmërisë. Le t’i marrim të gjitha me radhë:
1. Arrat kanë formë shumë të ngjashme me trurin e njeriut. Këto fruta të thata janë shumë të rëndësishme për funksionimin e tij, fal pranisë së vlerave ushqyese shumë të rëndësishme, të tilla si fosfori dhe magnezi.
2. Kërpudhat e ndara janë shumë të ngjashme me veshët. Sipas disa studimeve, kërpudhat kanë një veprim të dobishëm tek veshët sepse përmbajnë ergosterol dhe vitaminë D, që është thelbësore për përmirësimin e dëgjimit.
3. Rrënjët e xhenxhefilit, shpesh kanë një formë të ngjashme me atë të stomakut. Kjo bimë është e përsosur kundër çrregullimeve të caktuara gastrointestinal. Një nga funksionet e tij është lehtësia për të tretur ushqimin!
4. Në një fetë karotë të prerë shohim ngjashmëri me sytë e njeriut. Karotat përmbajnë sasi të mëdha të betacarotenit, një vitaminë shumë e rëndësishme për shikimin. Mungesa e kësaj substance në organizmin tonë mund të shkaktojë dëme në pjesën e retinës.
5. Fasulet kanë ngjashmëri me veshkat. Janë ushqime proteinike që na japin shumë energj. Gjithashtu ndihmojnë për të ruajtur funksionin e duhur të veshkave.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...