Një revolucion i robotëve mund të duket si gjë që i përket fushës së fantashkencës, por Hawking beson se është një mundësi shumë reale.
Ai ka paralajmëruar ata që zhvillojnë Inteligjencën Artificiale, që të bëjnë më shumë kërkime për pasojat e mundshme, duke thënë se suksesi në krijimin e Inteligjencës Artificiale mund të jetë ngjarja më e madhe në historinë njerëzore, por edhe e fundit.
1.Në shkollë merrte nota mediokre
Hawking konsiderohet sot një prej fizikanëve më të mëdhenj të kohës sonë, por notat e tij në shkollë ishin, në rastin më të mirë, mesatare. Fatmirësisht, mësuesit ishin në gjendje të shihnin diçka të veçantë tek ai, dhe për këtë arsye e propozuan për të kryer provimin për bursë në Oksford. Rezultati i tij ishte pothuaj i përsosur.
2. Familjarët ishin ekscentrikë
Prindërit e Hawking ishin të varfër, por ata jetonin në një shtëpi të madhe, të rrëmujshme që në shumë vende ishte pothuaj e shkatërruar. Makina e tyre ishte një taksi e vjetër londineze, ata zakonisht hanin darkë në heshtje ndërkohë që të gjithë lexonin libra, kishin bletë në bodrum dhe madje bënin dhe fishekzjarrë në serrën pranë shtëpisë.
3. Suksesi i tij erdhi pas diagnostikimit
Përpara se të diagnostikohej, Hawking nuk ishte një student i përkushtuar, mesatarisht një orë në ditë i kushtonte studimeve. Ai komentonte se: “Përpara se të diagnostikohej gjendja ime, kisha qenë shumë i mërzitur me jetën”. Lajmi se mund t’i kishin mbetur vetëm pak vite për të jetuar, e shtyu që t’i kushtonte gjithnjë e më shumë kohë kërkimeve.
4. Ai beson se udhëtimi në kohë është i mundur
Hawking nuk ka frikë të bëjë deklarata dramatike apo të pazakonta, në lidhje me fizikën dhe kozmologjinë. Ai ka thënë se beson që qeniet njerëzore do të kolonizojnë planetë të tjerë në të ardhmen, dhe mendon që udhëtimi përpara në kohë mund të ndodhë. Ai ka parashtruar tre teori të ndryshme, se si qeniet njerëzore mund të jenë në gjendje të udhëtojnë nëpër kohë.
5. Ai ka frikë nga fuqia e Inteligjencës Artificiale
Një revolucion i robotëve mund të duket si gjë që i përket fushës së fantashkencës, por Hawking beson se është një mundësi shumë reale. Ai ka paralajmëruar ata që zhvillojnë Inteligjencën Artificiale, që të bëjnë më shumë kërkime për pasojat e mundshme, duke thënë se suksesi në krijimin e Inteligjencës Artificiale mund të jetë ngjarja më e madhe në historinë njerëzore, por edhe e fundit.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...