Përse kemi vit të brishtë?
Një vit i brishtë, siç dihet nga të gjithë, ka një ditë plus në fund të shkurtit çdo katër vjet, sipas kalendarit Gregorian dhe pozicionit të sistemit diellor. Një orbitë e plotë e Tokës rreth Diellit përfshin 365.2422 ditë të plota, por kalendari Gregorian përmban 365 ditë. Kështu, sekondat e mbetura – në vitet e brishta – u shtohen orëve (dhe kalendarëve) të Tokës dhe stinëve të saj.
Pse ka shkurti një ditë më shumë?
Të gjithë muajt e vitit sipas kalendarit Julian kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti humbi disa ditë, qysh në kohën e perandorit romak, Caesar Augustus. Në kohën e Jul Çezarit, shkurti kishte 30 ditë dhe muaji i emrit të tij – July (korriku) – kishte 31. Ndërsa August-i (gushti) kishte vetëm 29 ditë. Por kur u bë perandor Caesar Augustus (Çezar Augusti), ai i shtoi edhe dy ditë muajit të tij, duke e lënë atë njëlloj si July (korriku). Kështu, shkurti i humbi ditët e veta për t’ia dhënë ato gushtit në nder të emrit të perandorit.
Teknikisht, një vit i brishtë nuk është çdo katër vjet
Viti 2000 ishte vit i brishtë, por 1700, 1800 dhe 1900 jo. Kështu, të gjithë e dinë që një vit i brishtë është çdo katër vjet, por kjo nuk ka ndodhur nëse do të keni parasysh disa shekuj më parë. Rregulli i shtuar gjatë shekujve (kundër çdo katërvjeçari) ka treguar se një ditë e plotë e shtuar çdo katër vjet është shpesh e korrigjuar.
Po nëse ke lindur më 29 shkurt?
Shanset për të lindur në një vit të brishtë janë 1,461. Njerëzit që lindin më 29 shkurt quhet si “të brishtë”. Në vitet jo të brishta, shumë të lindur të brishtë zgjedhin të festojnë ditëlindjen më 28 shkurt ose më 1 mars, meqenëse ditëlindjen e vërtetë e festojnë një herë në katër vjet.
Disa sugjerojnë që të lindurit më 29 shkurt ta festojnë ditëlindjen më 28 shkurt, nëse kanë lindur në meditën e 29shkurtit, ndërsa ata që kanë lindur pasditen e 29-ës, duhet ta festojnë ditëlindjen më 1 mars. Janë rreth 4.1 milionë njerëz rreth e rrotull globit që kanë lindur në një ditë si kjo.
Peshqit është shenja zodiakale e të lindurve më 29 shkurt dhe ametisti është guri i çmuar i shenjës.
Femrat propozojnë në vitin e brishtë?
Vitet e brishta, koha kur femrat propozojnë meshkujt. Një teori që daton në shekullin e 5-të, sipas legjendës, thotë se një grua priti për një kohë të gjatë propozimin e një mashkulli, derisa ai u dha mundësinë grave që të bënin të gjitha pyetjet dhe propozimet që kishin një herë në katër vjet.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?