5 fakte psikologjike që duhet t’i dini

23:24 | 5 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Studimi i trurit është një nga fushat më komplekse dhe më intriguese të hulumtimeve të sotme.

Që në vitet 1870 psikologjika fitoi pavarsinë e saj nga filozofia dhe u bë fushë studimi. Me ndihmën e teknologjikë dhe me një sasi të panumërt të hulumtimeve na kanë mundësuar të mësojmë shumë për trurin, transemton portali arbresh.info

Megjithatë, ne sot sjellim vetëm një pjesë sipërfaqësore të psikologjisë dhe shikoni këto pesë fakte që ndoshta mund të ndryshojnë jetën tuaj.

Nëse qëllimet tuaja i bisedoni me të tjerët, ka pak gjasa  t’i arrini, sepse mund të humbisni motivimin, thonë studiesit. Që nga vitit 1933, studimet kanë theksuar se synimet që thuhet zëshëm kanë më pas gjasa të realizohen. Kjo besohet të ndodhë sepse shpallja e synimeve kënaq egon e një personi dhe parandalon atë të kapërcejë punët e vështira për të arritur këto qëllime.

Kënga më e preferuar e shumicës së njerëzve shoqërohet me një ngjarje emocionale në jetën e tyre. Nëpër shumë studime është thënë se muzika ka një efekt të drejtpërdrejtë në emocionet dhe trupin tonë. Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se edhe aromat kanë të bëjnë me lidhjen emocionale.

Lumturinë do ta fitoni nëse shpenzoni në përvoja dhe jo në gjëra materiale. Lumturia është duke u kthyer në një temë shumë popullore për studimet e fundit. Kërkimet mbi këtë fushë sugjerojnë se njerëzit që sakrifikojnë gjërat janë më të lumtur. Ata që gjërat materiale i kthejnë në eksperiencë ndihen më mirë me jetën e tyre.

Fëmijët janë shumë më të zhurshëm në ditët e sotme, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme tregojnë të njëjtin nivel ankthi si pacienti mesatar psikiatrik në vitet 1950. Rreth 49 përqind e popullatës së përgjithshme vuan ose kanë vuajtur nga ankthi, depresioni ose abuzimi i substancave. Ekzistojnë dëshmi që tregojnë se raca njerëzore po bëhet gjithnjë e më e shqetësuar në dekadat e fundit.

Rrethoni vetën me njerëz të lumtur dhe do të ndiheni të lumtur. Ky është zbulimi i fundit që është botuar në Psychoneuroendocrinology Journal që tregon se stresi dhe lumturia janë ngjitëse dhe se të dyja këto ndikojnë nga rrethi që keni./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme