Google ADS

5 fakte interesante për jetën në hapësirë

22:03 | 4 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Keni menduar ndonjëherë si është të jetosh në hapësirë? Njihuni me 5 fakte interesante!

 

Ndryshimet fizike

Trupi njerëzor fillon të sillet në mënyrë të çuditshme në mikrogravitetin e hapësirës. Shtylla kurrizore, menjëherë fillon të ndryshojë, duke shtuar deri në 5.72 centimetra në gjatësinë e personit. Organet e brendshme ngrihen lart drejt pjesës së bustit, duke zvogëluar pjesën e belit me disa centimetra. Sistemi kardiovaskular fillon të përkeqësojë më tej paraqitjen e personave. Menjëherë pas largimit të gravitetit, muskujt e fuqishëm të këmbëve (që lëvizin gjakun në drejtim të kundërt me gravitetin) fillojnë të shtyjnë gjakun dhe lëngjet e tjera të trupit në pjesën e sipërme të tij. Ky fenomen bën që pjesa e belit të fryhet në një masë të konsiderueshme dhe që këmbët të bëhen mjaft të vogla; fenomen që NASA e quan me shaka “këmbët e pulës”.

 

Sindroma e Përshtatjes Hapësinore

Sindroma e Përshtatjes Hapësinore është në thelb një sëmundje e tmerrshme që zgjat 2 -3 ditë, kur nuk ka më gravitet. Ajo përjetohet nga rreth 80 % të astronautëve që shkojnë në hapësirë. Duke qenë se trupi nuk peshon në mikrogravitetin e hapësirës, truri pëson konfuzion. Orientimi ynë hapësinor (mënyra se si sytë dhe truri ynë na tregojnë se ku ndodhet gjithçka) zakonisht bazohet në gravitet. Në momentin që kjo nuk është më prezente, truri ynë nuk mund të perceptojë situatën dhe ndryshimet e papritura që ndodhin në trup vetëm sa shtojnë konfuzionin.

Probleme me gjumin

Personi duhet që të lidhë veten në krevat, me qëllim që të shmangë ‘fluturimin’ rreth e rrotull dhe përplasjen me objektet. Një anije hapësinore ka vetëm katër krevate, ndaj në misionet me më shumë njerëz astronautët janë detyruar që të flenë në çanta të lidhura në mur apo madje dhe në karrige.

 

Probleme të higjienës personale

Çdo astronaut ka një kuti speciale, personale, për higjienën (krehër, furçë dhëmbësh dhe mjete të tjera higjienike), që ngjiten në mur apo vende të tjera. Astronautët lajnë kokën me një shampo speciale, e prodhuar në mënyrë të posaçme për pacientët e hospitalizuar. Ata e lajnë trupin me sfungjer. Vetëm rruajtja dhe larja e dhëmbëve realizohen njëlloj si në tokë… me përjashtim të faktit që duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nëse ndonjërit prej tyre i bie nga dora një nga këto mjete, ai mund të futet në syrin e kolegut duke shkaktuar dëme mjaft serioze.

Tualeti

Në momentin që gratë u bënë pjesë e misioneve hapësinore, u krijua një sistem special urinimi. Ventilatorë që rrotulloheshin, metoda konservimi dhe sisteme për menaxhimin e mbeturinave ju shtuan kabinës dhe sigurisht që ishin më të mira. Në ditët e sotme, disa tualete hapësinore janë aq të sofistikuara saqë mund ta shndërrojnë urinën në ujë pijshëm./vplus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme