A e dini se ka “gjak të artë” ose që veturat Mercedes-Benz kanë një teknologji sekrete që aktivizohet para një aksidenti? Po për faktin që tani në këtë moment njerëzit po aplikojnë për t’u bërë qytetarë të një stacioni hapësinor? Nëse nuk i dinit këto mësojini tani:
1-Fjala që është thënë më zërin më të lartë është fjala”Qetësi” : Ky rekord i pazakontë është vendosur nga një mësuese në shkollën Belfast (Irlandën e Veriut). Në vitin 1994, Zonja Flanagan vendosi rekordin botëror të Guinesit kur bërtiti “Qetësi!” Zëri I saj ishte shumë më I fortë se muzika që mund të dëgjoni në çdo koncert rock. Megjithatë, video qe e vërteton këtë u filmua për të demonstruar fuqinë e mushkërive të saj.
2-Çdo vizitor dimëror i Hot Springsit Takhini do të jetë dëshmitar i njerëzve që hidhen në ujin e nxehtë të burimeve dhe më pas ngrijnë flokët në një temperaturë -22gradë. Si rezultat, njerëzit marrin fotografi të flokëve të tyre qesharak dhe të çuditshëm.
3-Disa makina të Mercedes Benz lëshojnë tingullin e quajtur “zhurma rozë” përpara një përplasjeje.
Ky sistem quhet Pre-Safe. Kur sensorë të automjetit kanë zbuluar një përplasje, sistemi luan “zhurmën rozë” që është pothuajse e padëgjueshme, por i bën muskujt e veshëve të tensionuar. Ky sistem ndihmon një shofer të shmangë dëmtimin ose humbjen e dëgjimit si pasojë e aksidentit.
4-Njerëzit kanë filluar të aplikojnë për tu bërë pjese të qytetarëve të hapsirës:
është shteti i parë që do të vendoset në orbitën e Tokës, ka flamurin, emblemën, kushtetutën dhe presidentin. Po, ata kanë zgjedhur tashmë presidentin e parë, është shkencëtari rus dhe biznesmeni Igor Ashurbeyli. Gjithashtu thuhet se projekti është tashmë i financuar plotësisht dhe ka nisur të ndërtohet. Nëse vendosni të aplikoni për shtetësi, ju mund ta bëni në adresën: Asgardia.space.
5-43 persona në botë kanë të ashtuquajturin gjakun e artë:
Ky lloj i gjakut quhet “gjak i artë” për shkak se është shumë I rrallë . Ai mund të përdoret në transfuzionet gjaku për çdo lloj grupi. Njerëzit me këtë tip (Rh-null) gjaku janë donatorët më të vyer të gjakut në botë. Sot, ka vetëm 43 njerëz të gjallë me këtë lloj gjaku. A mendoni se ne mund ta konsiderojmë këtë fakt një hap të ri në evolucionin njerëzor?
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...