Kriza e pabarazisë është duke u përkeqësuar, ka gjetur një studim i fundit i kryer nga Oxfam.
Studimi zbuloi se 42 njerëzit më të pasur në botë, kanë të njejtën sasi pasurie si 50 përqind e të varfëve në mbarë botën, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Raporti vjetor tregoi se viti 2017 shënoi rritjen më të madhe të numrit të miliarderëve në histori.
Pasuria e tyre është rritur mesatarisht me 13 përdind gjatë vitit të kaluar.
Pasuria e 42 personave më të pasur në botë u rrit me 762 miliardë dollarë në vetëm 12 muajt e fundit, e cila është e mjaftueshme për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme.
Sipas Mark Goldring, shefi ekzekutiv i Oxfam, statistikat sinjalizojnë se “në ekonominë globale po ndodh diçka e gabuar”./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua