S’dua ! Ik ! Mbylle derën ! Mos më fol ! S’dua të të dëgjoj ! Kur fëmija thotë këto fjalë, prindit i duket sikur i bie qielli në kokë ! Kush ia ka dhënë këtë edukatë, ku i mësoi këto fjalë, si duhet të sillem… këto e pyetje të tjera vërshojnë në mendjen e prindit duke e konfuzuar edhe më tej duke mos e lejuar të logjikojë ftohtë.
Ekspertët thonë se sjellja si model është çelësi për të mësuar fëmijët sesi të sillen. Mund t’i flisni e t’i këshilloni gjithë ditën, por në momentin kur prindi sillet në një mënyrë të caktuar të jeni të sigurtë që fëmija do të imitojë veprimet dhe nuk do të ndjekë këshillat e fjalët.
1. Gjithçka fillon në shtëpi
Fëmija është pasqyrë e familjes. Nëse ju përdorni “fjalët magjike” në shtëpi, fëmija do t’i përdorë gjithashtu.
2. Flitini fëmijës me respekt
Nëse një fëmije i flitet vetëm me urdhra, pas disa vitesh ata do t’jua kthejnë me të njëjtën monedhë. Duhet t’i respektoni për atë çka janë dhe t’i trajtoni se qenie me vlerë.
3. Kushtojini vëmendjen e duhur
Kur fëmija ju drejtohet, shiheni në sy. Dhe nëse e ka gabim, mos e ndërprisni, por dëgjojeni deri në fund. Nëse ai nuk merr vëmendjen tuaj do të bëhet agresiv e do të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen.
4.Mos i ndërprisni
Respektoni mendimin e fëmijës dhe bëjani të qartë që ai vlen. Dëgjoni çdo dëshirë e kërkesë deri në fund e nëse e kanë gabim ,përpiquni t’ua argmentoni ! Fjalët fyese apo ulëse vetëm i ulin vetbesimin e asgjë më shumë.
/arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...