Cilat janë kultet më të rrezikshme në botë? Përpara se të fillojmë t’i ndajmë ato, duhet sqaruar se cilat janë bazat e kulteve.
Ato përbëhen nga një grup i përzgjedhur fanatikësh, idealet e të cilëve nuk i ndjanë normat, transmeton portali arbresh.info
Shumë kulte fillojnë si sekte të rrezikshme dhe nuk pranojnë ata që nuk janë të përfshirë në grupin e tyre. Disa nga kultet manifestohen me vetëvrasje, me shpërlarje të trurit, sjellje ekstremiste, rrëmbime, zhvatje dhe vandalizëm.
Më poshtë mund të gjeni 4 prej tyre:
Scientologjia
Ky kult nuk ka të bëjë direkt me doktrinat grafike ose fetare. Ata që janë larguar nga ky kult, flasin për shpërlarje truri, mashtrim ose për përpjekjet e shkatërrimit financiar. Ata flasin për kërcënime të hapura dhe metoda të tjera të rrezikshme që liderët e kultit i përdorin për të fituar bësnikërinë. Baza e kultit është një rrëmujë konfuze e influencës së huaj dhe psikologjisë njerëzore, por në thelb, ky kult ka të bëjë vetëm me paratë. Personat që i përkasin këtij kulti veprojnë më shumë si një korporatë globale, sesa si një organizatë fetare. Shumë të famshëm janë pjesë e këtij kulti, duke përfshirë edhe aktorin Tom Crusie.
Kisha e Unifikimit
Ata quhen “Moonies” dhe janë pasuesit e Sun Myung Moon. Ata besojnë se hëna është një qenie hyjnore dhe e denjë për adhurim. Ky lloj kulti është i ndaluar në Gjermani, pasi u vlerësua se kishte ndikim negative te të rinjtë. Përderisa Kisha e Unifikimit beson se hëna është Zot, kjo teori mbështete plotësisht nga kisha në çdo kuptim të fjalës. Kulti është akuzuar për joshjen e anëtarëve të rinjë, të cilët përmes detyrave të caktuara nga Kisha janë detyruar të largohen nga familjet. Ky lloj kulti flet vazhdimisht kundër kishës së krishterë, thekson se Koreja është vendi që ka zgjedhur Zoti i tyre dhe pret që hëna në mënyrë të hapur të trajtohet si hyjni nga ndjekësit e saj.
Aum Shinrikyo
Kulti japonez që në përkthim do të thotë “E vërteta supreme”, u themelua nga Shoko Asahara me 1984. Nën mbulesën e një kulti mbi jogan dhe meditimin, këtij grupi iu dha statusi fetar dhe përfundimisht u bë gjithnjë e më i rrezikshëm. Në dekadën e fundit Asahara dhe pasuesit e tij u akuzuan për dhurime të detyruara, mashtrime dhe vrasje. Në vitin 1995 policia filloi të merrej me hetime mbi Asahara dhe akuzat e ngritura. Situata shkoi aq keq sa Asahara urdhëroi lirimin e gazit sarin në sistemin e metrosë vetëm për të shpërqendruar autoritetet. Përderisa rezultati ishte me pasoja, policia arriti të kapte Asaharan dhe zbuloi edhe një rezervë masive të armëve, eksplozivëve dhe robërve të gjallë. Ndër materialet e shumta, policia zbuloi gaz sarin që ishte i mjaftueshëm për të vrarë katër milionë njerëz, një helikopter rus, droga (përfshirë LSD) dhe armë kimike si antraks. Pas burgosjes së Asahara, kulti i tij u shpërbë, megjithatë me disa ndryshime të vogëla vazhdon të funksionojë një tjetër kult.
Fëmjët e Zotit
Kulti “Fëmijët e Zotit’ u themelua nga David Berg. Baza e këtij kulti ishte që seksi me fëmijët jo vetëm që është në rregull, por është e drejtë hyjnore. Është e panevojshme të thuhet, sepse për një kohë të gjatë kanë qarkulluar histori të abuzimit seksual me fëmijë brenda këtij kulti. Gratë e reja filluan të merren me prostitucion për të joshur anëtarët e rinjë. Aktorët Rose McGoëan dhe River Phoenix u rritën në këtë ‘familje’ edhe pse ia dolën të arratisen me kohë dhe gjërat shkuan mirë./Arbresh.info
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...