4 historitë që fshihen pas origjinës së figurës më të dashur, Babagjyshit

07:11 | 18 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Ai qendron në një slitë që tërhiqet nga nëntë drerë, njëri nga të cilët ka hundë të kuqe, si për t`i ndriçuar udhën Babagjyshit të Krishtlindjes, si në mot me dëborë e me mjegull, ashtu edhe në terrin e natës. Por nga vjen Babagjyshi i Krishtlindjes? Të gjithë e njohin, por ndoshta pakkush e di se nga vjen. Në fillim të shekullit të kaluar, ai shfaqej i veshur herë në të bardhë, herë në të kaltër, herë në të gjelbër.

Mitologjia Pagane
Personazhi i Babagjyshit është frymëzuar nga personazhe të ndryshme të mitologjisë, figura e të cilave është marrë dhe është përpunuar me kalimin e kohës.

Odini një perëndi skandinave, qendron madhështor mbi fronin e tij, rrethuar nga dy ujq, Geri dhe Freki. Ai kalëron me kalin e tij me tetë këmbë. Perëndia Odin dërgonte kasnecët e tij në Tokë, për të mësuar nëse fëmijët ishin të urtë apo jo dhe fëmijët e urtë, i shpërblente me dhurata.

Gargani
Kurse keltët kishin Gargan-in, një personazh gjigand e barkmadh; ky gjysmë-perëndi ishte i famshëm për dhuratat që u bënte fëmijëve në periudhën e solsticit dimëror, pra, në periudhën e Krishtlindjes.

Mikula

Një tjetër personazh i famshëm i mitologjisë Pagane ishte Mikula, perëndia ruse e të korrave dhe bollëkut. Në fundvit, ai u bënte dhurata fëmijëve që silleshin mirë.

Strenia
Perëndesha romake Strenia nuk bënte dhurata, por në emrin e saj, patricët romakë u bënin dhurata në fund të vitit njëri-tjetrit dhe fëmijëve të tyre. Festa e Saturnaleve vazhdonte nga data 11 deri në datën 22 dhjetor. Dhe perëndesha Strenia ishte në fakt paraardhësja e drejtpërdrejtë e Babagjyshit të Krishtlindjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme