Mariam Nabatanzi mund të konsiderohet pa frikë si gruaja më pjellore në botë, pasi në moshën 36-vjeçare ajo kishte plot 44 fëmijë. Sot 39-vjeçe, gruaja nga Uganda u braktis nga bashkëshorti 3 vite më parë dhe tashmë ajo po i rrit e vetme fëmijët.
Të gjithë kanë një baba, atë që i braktisi. Mariam ka lindur 3 herë katërnjakë, 4 herë trinjakë dhe 6 herë binjakë.
Sipas asaj që shkruan britanikja Mirror, gruaja u martua në moshën 12-vjeçare, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte 40 vjeç.
Ajo i bëri binjakët e parë vetëm një vit më vonë. Jeta e 39-vjeçares nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë. Ajo dhe fëmijët e saj janë të detyruar të jetojnë në shtëpi të improvizuara dhe e rrethuar nga fushat me kafe.
Kur lindi binjakët e saj të parë, Mariam shkoi tek një mjek i cili i tha se kishte vezore të pazakonta të mëdha. Ai e këshilloi që të mos merrte kontraceptivë, pasi mund t’i shkaktonin probleme shëndetësore. Për pasojë fëmijët sa erdhën e u shtuan.
Familjet e mëdha nuk janë një fenomen i pazakontë në Afrikë. Në Uganda, një grua ka mesatarisht 5 deri në 6 fëmijë, një prej përqindjeve më të larta të lindjeve në kontinent.
Megjithatë edhe për vetë Ugandën, familja e Mariamit konsiderohet shumë e madhe.
Për të rritur fëmijët e saj, 39-vjeçarja bën disa punë, nga mbledhja e hekurishteve, te planifikimi i evente, punon si parukiere apo shet bimë medicinale.
Pjesa më e madhe e të ardhurave të saj shkojnë për ushqim për familjen, veshje e pajisje shkollore./tvklan.al
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...
Të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi rus...
Vini u dënua me dy ndeshje moslojë, Ancelotti e quan vendim ...
Nura viziton babain e Thaçit në spital: Dëshira jonë që të k...
Haradinaj: Dyfishim i pagave në sektorin publik, pensione ba...