Dekadat e rritjes ekonomike kanë rezultuar që disa qytete kineze të kenë fuqi të madhe ekonomike, saqë mund të krahasohen edhe me disa vende botërore.
Një infografik, i bërë nga Visual Capitalist, krahason disa qytetete në Kinë dhe shifrat janë marrëmendëse, shkruan portali arbresh.info
A keni dëgjuar për qytetet e Suzhou, Wuhan apo Tangshan, të cilat janë po aq të pasur sa Austria, Izraeli ose Zelanda e Re?
Këto qytete nuk janë izoluara dhe kanë lidhje me krijimin e regjioneve të mëdha, sikurse është New York, Philadelphia, Boston, Baltimore dhe Washington DC.
Qytetet më të mëdha kineze që kanë një rëndësi të madhe ekonomike janë:
Rajoni Yangtze
Me një GPD të kombinuar prej 2.17 trilionë dollarësh, rajoni bashkon qytete të tilla si Shangai, Shuzoi, Hangzhou, Wuxi, Ningbo dhe Changzhou dhe ekonomikisht është më e pasur se e tërë Italia.
Rajoni Pearl
Me një GPD të kombinuar prej 1.89 trilion dollarësh, rajoni bashkon qytete si Hong Kong, Guangzhou, Shenzhen, Foshan, Dongguan dhe Makao dhe është i pasur sa Koreja Jugore.
Rajoni Pekin-Tianjin
Me një GPD të kombinuar prej 1.14 trilion dollarësh, rajoni bashkon dy qytete të mëdha në Kinën veriore, Pekin dhe Tianjin. Ekonomia e këtij rajoni mund të krahasohet me Australinë./arbresh.info/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...