Google ADS

3 vjeçarja që këndon ‘The Little Mermaid’

15:58 | 29 Janar 2016
Arbresh.info

Një 3-vjeçare si Claire Ryann Crosby, është e rrallë. Dhe pikërisht Claire është sensacioni i fundit në Youtube.

Që nga moment i postimit më 9 janar 2016, janë gati 5 milion njerëz që e kanë shikuar videon e Claire duke kënduar këngën e saj të preferuar, “Part of Your World”, kolonë zanore e filmit të Disney, “The Little Mermaid.

Videoja është filmuar nga baba i Claire, Dave Crosby, i cili punon për një kompani filmike dhe shkruan muzikë për reklama dhe filma.

“Disa muaj më parë, unë hyra qetazi në shtëpi dhe mbeta i shtangur nga interpretimi i Claire”, tha Dave në një intervistë për KSL.

Sipas baba të Claire, vajza e tij po ashtu është duke insistuar që ta regjistrojë edhe këngët tjetër të saj të preferuar që ajo nuk pushon së kënduari në shtëpi, ‘Let it Go.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme