3-vjeçari hero i shpëton jetën të atit të sëmurë me diabet

15:17 | 23 Nëntor 2016
Arbresh.info

Vogëlushi i shpëton jetën të atit, i cili vuante nga diabeti.

Babi i tij Marku, 34-vjeç, kishte rënë në koma diabetike pasi i ishte ulur niveli i sheqerit. Pranë tij ishte gjendur vetëm vogëlushi Lenny, i cili, edhe pse vetëm 3 vjeç, me shkathtësinë dhe zgjuarsinë e tij, arriti t’i shpëtonte jetën të atit.

Djaloshi kishte vrapuar menjëherë në kuzhinë për të marrë kosin e frutave në frigorifer, të cilën mund ta arrinte vetëm duke hipur sipër karriges.

Ai filloi ta ushqente babanë derisa u rrit niveli i sheqerit. Më pas i kishte dhënë ilaçet – duke e shpëtuar kështu nga koma diabetike.

Marku vuan nga diabeti i tipit 1 dhe i duhet të marrë insulinë katër herë në ditë. Nëna e tij tregon se i ishte dashur të largohej vetëm pak minuta nga shtëpia dhe kur ishte kthyer kishte parë se Marku nuk ndihej mirë

“I pyeta, çfarë po ndodh?” tregon ajo.

“Lenny u kthye nga unë dhe më tha “i shpëtova jetën babit” dhe Marku më tha se ishte e vërtetë, ai e kishte shpëtuar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme