01:19 | 26 Korrik 2017
Trina Galanxhi
Mesa duket janë 3 shenja të horoskopit që në shumicën e rasteve e marrin çdo gjë seriozisht.
Kjo ndikon edhe në marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë pasi e kanë më të lehtë të krijojnë konflikte. Bëhet fjalë për: peshqit, virgjëreshën dhe akrepin.
- Peshqit
Peshqit nuk qeshin direkt me ndonjë shaka që bën dikush, pasi mendojnë se mund të jetë diçka serioze. Nëse kanë kaluar një periudhë jo të mirë, e kanë të vështirë t’i marrin lehtë gjërat.
- Virgjëresha
Miku juaj virgjëreshë mund të ketë sens humori, por kur vjen puna për të qeshur me shakatë tuaja e kanë pak të vështirë. Pritjet e tyre të larta bëjnë që humori i të tjerëve mos të ketë nivelin e lartë ashtu si ata e duan. Sipas intv.al ata janë një ndër shenjat e zodiakut që i marrin gjërat shumë seriozisht.
- Akrepi
Njihet si një shenjë e cila e ka humorin pak të zi. Ata nuk janë të këqinj, por në shumicën e rasteve humori i tyre mund të ofendojë njerëzit pranë tyre. Akrepat duan të shohin pasiguri te të tjerët, pasi e kanë mbrojtjen më të mirë. Në shumicën e rasteve i marrin gjërat më shumë seriozisht se duhet, pasi mendojnë se edhe të tjerët po luajnë me ta.