India është një vend ekzotik, i bukur, por edhe misterioz. Ja disa nga misteret më të frikshme të këtij vendi
Baza e UFO-ve në Kongka La Pas
Lokaliteti Kongka La Pas në zonën Ladakh të Indisë është njëri ndër lokalitetet më pak të qasshme në botë. Jo vetëm pse gjendet në Himalaje, por edhe për shkak se Kongka ka qenë edhe shkak i konflikteve të shumta të armatosura midis Indisë dhe Kinës. Tani, këtë zonë nuk e kontrollon asnjëri nga këto shtete dhe, për këtë shkak, ka shumë zëra se aty alienët kanë ndërtuar baza sekrete nëntokësore. Shumë banorë të zonave të afërta thonë se kanë parë shpesh objekte të çuditshme fluturuese. Disa prej tyre mendojnë se qeveria indiane dhe ajo kineze e dinë shumë mirë se çka është duke ndodhur aty, bile ato ka mundësi që të jenë edhe duke bashkëpunuar me alienët.
Nëntë burrat e panjohur
Nëntë burrat e panjohur për Indinë janë si iluministët për botën Perëndimore, por edhe më intrigues dhe misteriozë. Sipas legjendës, kjo shoqëri e fuqishme sekrete ishte themeluar nga perandori Asoka në vitin 273 para erës së re, pas një lufte të përgjakshme, që mori jetët e rreth 100,000 njerëzve. Funksioni i Nëntë burrave të panjohur ishte që ta ruante dhe zhvillonte një informatë sekrete, e cila do të ishte tepër e rrezikshme po të binte në duar të gabuara. Secili nga nëntë burrat ishte ngarkuar me nga një libër special të dijes, duke filluar nga propaganda, e deri te mikrobiologjia. Në disa libra besohet se gjenden sekrete rreth antigravitacionit dhe udhëtimit në kohë. Thuhet se arti luftarak i xhudos ka rrjedhë nga këta libra, respektivisht nga Libri i fiziologjisë. Kjo shoqëri sekrete vazhdimisht i ka vetëm nëntë pjesëtarë, të cilët nuk janë vetëm indianë, por janë të përhapur në tërë botën. Në mesin e pjesëtarëve të kësaj shoqërie sekrete besohet se ishin edhe papa Silvester II dhe shkencëtari Vikram Sarabhai, shkencëtari i cili krijoi programin hapësinor të Indisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Fshati i mallkuar Kuldhara
Për më shumë se 500 vjet, fshati Kuldhara kishte rreth 1,500 banorë. Një natë, që të gjithë ata u zhdukën. Ata nuk vdiqën, e as nuk u rrëmbyen nga alienët. Shkaku i largimit të tyre të papritur nuk është marrë vesh kurrë. Disa thonë se fshatarët kishin ikur nga tatimet e mëdha, derisa disa të tjerë përmendin tregimin e një çifti të ri, të dashuruar, ku i ati i vajzës ishte kundër kësaj lidhjeje dhe, për ta larguar të bijën nga i dashuri i saj, ai kishte vendosur që të largohej me tërë fshatin, meqë ishe një njeri me ndikim. Pa marrë parasysh shkakun e largimit të tyre, për një gjë që të gjithë janë dakord. Fshatarët e mallkuan këtë fshat, kështu që të gjithë ata që tentuan më pas të jetonin aty, pësuan një vdekje brutale. Thuhet se shpirtrat e disa nga të vdekurve mund të shihen në këtë fshat edhe sot e kësaj dite. Sido që të jetë, fshati në fjalë edhe sot e kësaj dite mbetet i shkretë./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...