Puçrat nuk janë vetëm lajmëtare të pubertetit, përkundrazi, prania e tyre vërehet gjithnjë e më shumë edhe tek të rriturit, kjo falë stresit, ushqyerjes dhe hormoneve.
Llojet më të përhapura të akneve dhe mënyrat më të thjeshta të trajtimit të tyre do t’i zbuloni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.
Aknet cistike janë ndër llojet më të dhimbshme të akneve dhe shfaqen kryesisht në pjesën e nofullës dhe mjekrës.
Këto akne me bazë të fortë nën lëkurë, shfaqen kryesisht tek njerëzit që kanë lëkurë të yndyshme dhe ushqehen me yndyrë, qeliza të vdekura dhe papastërti.
Këto lloj aknesh mund të lënë pas vraga të ndryshme dhe inflamacion të lëkurës.
Dermatologët këshillojnë larjen e fytyrës dy herë në ditë, ndjekur nga aplikimi i një retinoidi (vitaminë A) që pastron qelizat e vdekura.
Në këto raste, dermatologët mund të këshillojnë edhe disa pilula contraceptive që përmbajnë estrogjen dhe progestinë.
Një pikë e zezë nuk do të thotë që nën lëkurën tuaj poret janë mbushur me pisllëk.
Në fakt, porja është bllokuar nga sebumi, një lloj yndyre që mblidhet natyralisht në lëkurë. Porja shtendoset ndërsa ekspozimi i sebumit në ajër shkakton nxirje të sipërfaqes së pores.
Kësisoj ajo ngjan si një pikë e zezë. Në rastin e pikave të bardha, papastërtitë nuk ekspozohen në ajër.
Për këtë problem, dermatologët këshillojnë aplikimin e acidit salicilik i cili ka aftësinë të penetrojë në pore dhe t’i zhbllokojë ato.
Në disa raste, njerëzit vërejnë praninë e akneve dhe puçrave jo vetëm në fytyrë por edhe në trup.
Këto puçra shfaqen si gjithmonë prej papastërtive, yndyrës dhe qelizave të vdekura.
Djersa është një faktor i rëndësishëm gjithashtu që nxit shfaqjen e puçrave dhe akneve.
Nëse jeni person që djersini shpesh, dermatologët këshillojnë larjen e shpeshtë të trupit, eksfoliantin por edhe pirjen e ujit.
Trajtimi më i mirë është ai me acidin salicilik thonë dermatologët.
Në të treja rastet, dermatologët bien dakord që aknet nuk duhen ngacmuar sepse gjendja e fytyrës mund të përkeqësohet.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara