“Çdo gjë që ti thua mund dhe do të përdoret kundër teje.”
Kjo deklaratë nuk qëndron vetëm gjatë një arresti kriminal. Në vendin e punës, liderët e mirë e dinë se fjalët dhe shprehjet që përdorni janë shumë të rëndësishme. Ato përaktojnë marrdhënien në zyrë dhe ju nuk mund të drejtoni një skuadër nëse nuk zgjidhni fjalët e duhura.
“Ndoshta…”
Kjo është një fjalë therëse, kur përdoret në zyrë. Liderët marxhinal, ata të cilët nuk zgjasin shumë në postin e tyre drejtues, pëlqejnë të luajnë me emocionet dhe skenaret “po sikur, por liderët më të mirë nuk e përdorin këtë strategji të gabuar. Ata e përcaktojnë opinionin dhe synimet e tyre shumë qartë. Ata asnjëherë nuk e përdorin fjalën “ndoshta”, sepse ajo nxit një të ardhme të pacaktuar për çdo person.
“Nuk do ta miratojmë këtë produkt me buxhetin që kemi” është një formulim më mirë, sepse punonjësit do të dinë të planifikojnë dhe përshtatin projektet e tyre kur flisni hapur tregoni dhe hidhni poshtë proklamimet e paqarta.
“Në mendimin tim…”
Ç’të keqe ka të kesh një mendim? Shumë të këqija.
Opinionet janë të vlefshme në politikë dhe në dhomën e pushimi, por le të jemi të sinqertë, në vendin e punës, nëse drejtoni një skuadër dhe merrni vendime, nuk mund të quhet një opinion apo sugjerim. Si një lider, është më mirë t’ju shërbesh të tjerëve duke treguar faktet dhe vendimet ashtu siç janë. Punonjësit do të dinë çfarë të presin.
Nëse është vetëm mendimi juaj për buxhetin, hapësirën e zyrës apo takimin e kompanisë javën e ardhshme, si i jep kjo punonjësve ndonjë drejtim për të ardhmen?
Natyrisht, flasim për opinione nëse është një mbledhje për ide të reja, por edhe atëherë: Sa më shumë që mund të merreni me faktet dhe t’i transmetoni planet aktuale, aq më shumë punonjës do të jenë në gjendje të veprojnë në ato plane.
“Unë jam shefi…”
Këtu gjërat bëhen pak të frikshme.
Drejtuesit e mirë komunikojnë qartë, ata nuk bëjnë deklarata të paqarta ose sugjerojnë disa opsione sikur kompania e tërë të drejtohet nga një parashikuese fati.
Lidershipi është i barabartë me qartësi. Në të njëjtën kohë duke qenë të qartë dhe duke shmangur fjalën “ndoshta” dhe duke ndarë opinione në vend të fakteve nuk do të thotë se ju duhet të drejtoni me arrogancë.
Arrini konsensus, mbledhni pikëpamje, përzgjidhni ide për tema të caktuara, por synoni qëndrueshmëri, besimin dhe aftësinë e udhëheqjes për të marrë një vendim, jo për ta përdorur atë mbi të tjerët, por si një mënyrë për ta bërë më të lehtë që të tjerët të bëjnë punën e tyre.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve