Shkollat kryesore të nutricionistëve kanë kritikuar si të pashëndetëshme dietat që këshillojnë ndalimin e ushqimit për orë, e në raste edhe për disa ditë, por duket se e kanë gabim.
Të paktën në këtë përfundim ka arritur një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë së Jugut. Sipas tyre, shmangia e ushqimit për tre ditë me radhë aktivizon organizmin tonë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, që janë mburoja jonë e parë e mbrojtjes ndaj infeksioneve të ndryshme.
Autorët e studimit thonë se ky përfundim mund të jetë i vlefshëm veçanërisht për personat me sistem imunitar të dëmtuar, si shembull këtu sjellin pacientët e kancerit që i janë nënshtruar kimioterapisë.
“Greva e urisë ‘detyron’ qelizat staminale që të prodhojnë rruaza të bardha të reja, pra praktikisht rinovojnë gjithë sistemin tonë imunitar dhe jo vetëm kaq. Një tjetër lajm i mirë është se gjatë kësaj periudhe organizmi ka flakur tutje pjesët e sistemit tonë imunitar që mund të kenë qenë të dëmtuara”, thotë Valter Longo, profesor i Shkencës së Biologjisë në Universitetin e Kalifornias dhe udhëheqës i studimit në fjalë.
Grupi i shkencëtarëve këshillojnë që greva e urisë për rigjenerimin sistemit imunitar të mbahet nga dy deri në katër ditë çdo gjashtë muaj.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës