28 milionë dollarë është shuma që një individ ka vendosur të paguajë për të shkuar në hapësirë me themeluesin e kompanisë Amazon Jeff Bezos dhe vëllain e tij.
Kjo ishte shuma më e madhe që u pagua në ankandin e zhvilluar drejtpërdrejtë në internet të shtunën. Kompania e raketave “Blue Origin” e themeluesit të Amazonit nuk e bëri të ditur emrin e fituesit.
Njoftohet se identiteti do të bëhet i ditur në prag të fluturimit të shkurtër nga pjesa perëndimore e Teksasit me 20 korrik.
Ky do të jetë fluturimi i parë i raketës “New Shepard” me njerëz në bord duke shënuar kështu pikën kulmore të 15 testeve të suksesshme fluturimi që nga viti 2015. Nisja do të shënojë gjithashtu edhe fillimin e turizmit hapësinor për kompaninë “Blue Origin”./voa/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...