Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë viteve. Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në hisori, përcjellë arbresh.info
27 prill 4977 pes – Krijohet Gjithësia, sipas Johannes Kepler, 28 vjeçar. Kepler (1571 – 1630), ishte astronom, astrolog – figurë kryesore në revolucionin shkencor të shekullit të 17-të. Kepler krijoi ligjet e lëvizjes planetare, që u bënë bazë për teorinë e gravitacionit të Isak Njutonit.
27 prill 1791 – Charlestown, Massachusetts lindi Samuel Morse, shpikës dhe piktor. Edhe pse Morse nuk shpiku telegrafin dhe nuk krijoi i vetëm kodin Morse, ai ishte padyshim nxitësi më i madh telegrafisë, duke realizuar zhvillimin e saj të shpejtë dhe përhapjen në të gjithë botën. Morse vdiq nga pneumonia në Nju-Jork më 2 prill 1872. Në fund të jetës, ai e ndau pasurinë e tij nëpërmjet granteve për kolegje, mes organizatave bamirëse dhe artistëve.
27 prill 1810 – Beethoven kompozon pjesë të tij të famshme për piano, “Fur Elise” (Për Elisen). Titulli vjen nga një dorëshkrim i Beethovenit kushtuar Elises; dorëshkrimi ka humbur – duke ndezur interesin për të mësuar se kush mund të ketë qenë “Elise”. Ka shumë teori, duke filluar nga keqleximi i dorëshkrimit deri tek ideja se Beethoven mund të ketë njohur vajzën me emrin Elise. Muzika me nostalgji, shpresë, dëshpërim njëherësh, lënë të kuptohet se me Fur Elise, kompozitori kujton të dashurën që e kishte humbur.
27 prill 1945 – Partizanët italianë kapin Musolinin. Duke mos dashur të binte në duart e britanikëve apo amerikanëve, Musolini ra në duart e partizanëve komunistë, të cilët ishin betuar prej kohësh se do ta dënonin për krime lufte. Ai dhe dashnorja e tij, Klara Petaçi sapo kishin kaluar kufirin zviceran, vetëm për të zbuluar se ndodheshin në anën partizane. Çifti u pushkatua, trupat e tyre më pas u transportuan me kamion në Milano, ku u varën publikisht me kokë poshtë.
27 prill 1987 – Departamenti amerikan i Drejtësisë ndalon kancelarin austriak Kurt Waldheim të hyjë në SHBA, për shkak të ndihmës së tij ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
27 prill 1999 – Forcat e Serbisë me tanke e mjete të blinduara rrethuan fshatrat e Rekës së Keqe duke vrarë dhe masakruar 377 shqiptarë, të fshatrave të kësaj treve: Meje, Korenicë, Guskë, Dobrosh, Rracaj, Junik, Molliq, Nivokaz, Sheremet, Ramoc, Skivjan, Shishman, Brovinë, Berjahe, Batushe, Orizë, Dallashaj, Madanaj, Duzhnjë, Popoc, Cermjan, Nec, Baballoq, Rripaj, Koshare, Morinë, Smolicë, Babaj Bokës, Brekoc, Deve, Ponoshec të Gjakovës, në mesin e të cilëve pleq, gra e fëmijë.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...