Qendra për Studime të Avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë sot ka bërë prezantimin e të gjeturave nga hulumtimi për vlerësimin e gjendjes dhe impaktin e projektit “Promovimi i përdorimit të internetit në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme nga ana e fëmijëve”.
Hulumtimi është zhvilluar me 1300 respodentë, nxënës të moshës 9-15 vjeç, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, dhe Ferizaj.
Në bazë të këtij hulumtimi del se rreth 97 përqind të anketuarve kanë thënë se janë përdorues të internetit, ndërsa rreziku nga përdorimi i internetit konsiderohet të jetë i lartë.
Rreth 26 përqind e fëmijëve kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike në 12 muajt e fundit, prej të cilëve 10 përqind kanë parë çdo ditë ose gati çdo ditë. Më tutje, 28 përqind e fëmijëve janë përgjigjur se janë ngacmuar përmes internetit gjatë 12 muajve të fundit, prej këtyre të fundit rreth 22 përqind nuk kanë bashkëbiseduar me asnjë të afërt për shqetësimet që i kanë pasur nga ngacmimet në internet.
Ndërsa sa i përket aktiviteteve më të pëlqyera në internet, fëmijët janë përgjigjur se më së shumti preferojnë përdorimit e rrjetit social Instagram dhe Youtube.
Po ashtu, gjatë kësaj ceremonie u bë edhe lansimi i TV animacionit “Mos e Leni Profilin Tuaj Publik” i cili si synim ka ngritjen e vetëdijes për të rinjtë rreth privatësisë së tyre gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet