Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë viteve. Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në hisori, përcjellë arbresh.info
1507 – Hartografi gjeman Martin Waldseemuller përdor për herë të parë emrin Amerikë. Në librin e tij, “Cosmographiae Introductio”, ai shkroi: “Duke qenë se Evropa dhe Azia kanë emra femrash, unë nuk shoh ndonjë arsye pse kjo pjesë e kontinentit të ri të mos quhet Amerigo apo Amerikë, emri i zbuluesit të saj, Amerigo Vespucci”. Duket se Waldseemuller ende nuk kishte dëgjuar për zbulimin e Kolombit. Dhe kështu, hartografi gjerman shtypi një mijë harta me emrin Amerige për atë pjesë të botës që sot quhet Amerika e Jugut; më pas e gjithë Hemisfera Perëndimore do të quhej Amerige.
1719 – Daniel Defoes boton romanin “Robinson Crusoe”. Mendohet se libri u ndikua nga jeta e Alexander Selkirk, marinar skocez, i cili jetoi i vetëm për katër vjet në ishullin e Paqësorit “Mas a Tierra” – në vitin 1966 ishulli mori emrin Robinson Crusoe.
1792 – Gijotina përdoret për here të parë në Francë në ekzekutimin e banditit Nicolas J Pelletier. Në kundërshtim me besimin popullor, Doktor Joseph Ignace Guillotin nuk ishte shpikësi i kësaj pajisjeje ekzekutimi; më 1790, ai vetëm propozoi që dënimi me vdekje duhet të jetë i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga rangu shoqëror dhe natyra e krimit, prandaj ekzekutimi duhet të kryhet shpejt për të eliminuar sa më shumë vuajtjet e të dënuarit. Ideja e doktor Gijotinës fillimisht u prit me të qeshura, por më pas u mor në shqyrtim dhe u miratua në vitin 1791. Për mbikwqyrjen e ndërtimit të pajisjes u ngarkua Sekretari i Akademisë Franceze të Kirurgjisë, i cili punësoi një mekanik gjerman. Kur përfundoi, pajisja mori emrin e atij që propozoi idenë i pari, doktor Gijotinës.
1850 – Gjermani Paul Julius ((1816 – 1899) përdor 40 pëllumba për të komunikuar çmimet e tregut të aksioneve. Emri i tij kishte qenë Izrael Beer Jozafatit, hebre, i cili u bë i krishterë në vitin 1844 dhe mori emrin Paul Julius Freiherr von Reuter; sipërmarrës, pionier i telegrafisë dhe i raportimit të lajmeve, gazetar, pronar mediash, dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Reuters.
1859 – Në Egjipt, fillojnë punimet për Kanalin e Suezit, rreth 160 km i gjatë që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq. Punimet përfunduan pas 10 vjetësh. Filmi klasik amerikan “Suez” (1938) me aktorët Tyrone Power dhe Loretta Young në rolet kryesorë, përshkruan historinë e këtij kanali.
1886 – Sigmund Freud, themeluesi i psikologjisë, hap klinikën e tij të parë në Rathausstrasse 7, Vjenë, Austri. Idetë e Frojdit ndikuan jashtëzakonisht në shkollën e mendimit në këtë fushë. Megjithëse u zëvendësua përfundimisht nga metoda të tjera më të avancuara, psikoanaliza e Frojdit la gjurmë të përhershme, si në psikologjinë edhe psikoterapinë e sotme.
1933 – Vdiq në Vjenë, Austri, studiuesi hungarez baroni Franz Nopça, albanolog. Ferenz a Franz – lindur më 1877 – ishte aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike. I pasur, aventurier, ambicioz pa kufi, i varfër, 56 vjeç, në vështirësi financiare, ai vrau veten – thonë biografët – në kulmin e një krize nervore, pasi kishte vrarë sekretarin e tij shqiptar, me të cilin bashkëjetonte. Me pasurinë e tij Ferenz kishte ndihmuar popuj të Ballkanit për t’i çliruar nga perandoria osmane, spiun i dyfishtë gjatë Luftës së Parë, ai gati u bë mbret. Nga lufta doli i rrënuar; humbi pronat dhe titujt, varfëria e shtyu të punonte për të jetuar, ndërsa koleksionin e fosileve ia shiti Muzeut Britanik. Baron Nopça urrente Ismail Qemalin; ishte mik i Faik Konicës; kandidoi për fronin e Shqipërisë, por hoqi dorë kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913), njohu një Shqipëri të cunguar. Franz Nopça la pas rreth 180 punime akademike e vepra shkencore, dhe gati 1/3 e tyre kanë të bëjnë me kulturën, etnografinë dhe gjeografinë shqiptare. Pas vdekjes, më 1933, ato u bënë pjesë e trashëgimisë së albanologut Norbert Jokl, ndërsa sot ndoshta vazhdojnë të mbeten mbuluar nga pluhuri i natyrës dhe harresës diku në arkiva austriake a gjermane, të papërkthyera e të pabotuara në shqip.
1945 – Përfaqësues nga 45 vende mblidhen në San Francisko në një Konferencë për themelimin e Organiatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
1953 – Shkencëtarët gjenetistë Francis Crick dhe James Watson përshkruajnë spiralen e dyfishtë të ADN-së, nëpërmjet një artikulli në revistën shkencore “Nature”. ADN-ja, akronim për Acid Deoxyribo Nucleic, përmban udhëzimet biologjike të species a llojit, dhe tregon se çdo specie ka ADN-në e vet. Kështu, ADN-ja, së bashku me udhëzimet që përmban, trashëgohet biologjikisht nga lloji i rritur tek pasardhësi nëpërmjet riprodhimit. ADN-ja ishte zbuluar nga biokimisti gjerman Frederich Miescher që në fund të viteve 1800, por pak shkencëtarë e kuptuan në atë kohë, dhe u desh të kalonte rreth 1 shekull, derisa studiuesit nxorrën në dritë strukturën e molekulës së ADN-së dhe kuptuan rëndësinë e saj qendrore në biologji.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%