Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë viteve. Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në hisori, përcjellë arbresh.info
24 prill 184 para erës sonë – Grekët hyjnë dinakërisht në qytetin e Trojës duke përdorur dhuratën e tyre (kalin prej druri), dhe vrasin banorët që i gjetën në gjumë. Masakra vazhdoi gjatë gjithë ditës.
24 prill 1800 – SHBA, themelohet Biblioteka e Kongresit – presidenti Xhon Adams miraton një fond 5000 dollarë për të blerë libra të veçantë që mund ishin të nevojshëm për përdorim nga ligjvënësit. Librat u porositën në Londër, Angli. Më 1814, ndërtesa e Kongresit dhe librat u dogjën plotësisht pikërisht nga britanikët. Biblioteka e Kongresit, në kryeqytetin amerikan, ka sot 23.592.066 libra të kataloguar.
24 prill 1877 – Fillon lufta ruso-turke. Kur Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane, ishte në fakt konflikt midis Perandorisë Osmane dhe Koalicionit Ortodoks Lindor. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan nën atmosferën e krijuar nga nacionalizmi i shekullit të XIX.
24 prill 1894 – Çiklisti francez Henri Desgrange vendos rekord botëror në garën 100 km, duke e përfunduar atë në 2 orë 39 minuta e 18 sekonda.
24 prill 1915 – Armeni: Dita e Dëshmorëve – turqit fillojnë dëbimin e armenëve, fushatë që çoi në masakrimin e disa qindra mijëra njerëzve, disa thonë deri në 1.5 milionë.
24 prill 1920 – Në Konferencën e San Remos, organizuar nga aleatët për të ndarë territoret e Perandorisë Osmane, Britania merr mandatin për Palestinën. Ndërkohë, palestinezët e quajtën 1920-n, “viti i katastrofës”.
24 prill 1950 – Presidenti Harry Truman mohon se ka komunistë në qeverinë e SHBA-së.
24 prill 1951 – Krijimi i Forcave Ajrore shqiptare.
24 prill 1961 – Presidenti Xhon Kenedi pranon përgjegjësinë pas disfatës në Gjirin e Derrave, Kubë – operacion që synonte përmbysjen e qeverisë së Fidel Kastros.
24 prill 1985 – Zyra amerikane e regjistrimit të popullsisë njofton se vendi ka 832.602 milionerë; në moshë mesatare 57 vjeç; 85 për qind me diploma kolegji; 20 për qind në pension dhe 70 për qind të vetëpunësuar.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje