Shumica e njerëzve në botë ëndërrojnë të bëjnë një jetë sikurse sikur princeshat, por një jetë e tillë nuk është edhe aq e lehtë.
Në familjen mbretërore në Britani ekzistojnë shumë rregulla që të duhet përmbajtur, që disa mund të ju ngjajnë normale, por disa janë shumë arkaike, transmeton portali arbresh.info
Ja 21 rregullat që secili anëtar i familjes mbretërore duhet të ndjekë:
Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të votojnë. Ata nuk lejohen të mbajnë qëndrim politik dhe e kanë të ndaluar të flasin për politikën në publik.
Kur Mbretëresha ngrihet në këmbë, duhet të ngriten të gjithë.
Gratë dhe burrat që përshëndesin Mbretëreshën duhet të përulen para saj.
Të gjithë duhet të ndalojnë së ngrëni, pasi Mbretëresha të ketë përfunduar kafshatën e saj të fundit.
Monopoli është lojë e ndaluar
Kur udhëtojnë jashtë vendit, e kanë për obligim që të marrin një palë rroba të zeza me vete, sepse në rast se vdes ndonjë i afërm sa ato janë larg, ato duhet të vishen në të zeza kur kthehen në shtëpi.
Trashëgimtarët e fronit duhet të udhëtojnë veçmas. Dy trashëgimtarë nuk lejohen të udhëtojnë në të njëjtin aeroplan edhe pse Will dhe Kate e thyejnë këtë rregull shpesh. Ky rregull është vendosur për t’u siguruar se në rast të ndonjë tragjedia vetëm një nga trashëgimëtarët do të vdiste.
Sipas Aktit Mbretëror të Martesave të vitit 1772, njerëzit që i takojnë familjes mbretërore duhet të marrin leje nga Mbretëresha para propozimit për martesë.
Një buqetë e nuses duhet të përmbajë mërsinë. Bima nga Gjermania i është dhënë mbretëreshës Viktoria nga Princi Albert dhe që nga ajo kohë është përfshirë si pjesë e pashmangshme e buqetave të nuses.
Pas martesës, anëtarët e familjes mbretërore marrin emra të rinj.
Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të prekin, të bëjnë selfie ose të japin autografe. Megjithatë, shpesh herë këto rregulla janë thyer.
Gratë në familjen mbretërore duhet të vendosin kapela nëpër raste speciale.
Për ngjarjet shtëpie të mbajtura pas orës 18:00, gratë e martuara mund të zëvendësojnë kapelën për një diademë.
Familjarëve nuk u lejohet të hajnë ushqim të detit jashtë shtëpisë.
Nuk lejohet gatimi me hudhra në Buckingham Palace. Nuk i pëlqen Mbretëreshës, pikë!
Gratë e familjes mbretërore e kanë të ndaluar të shfaqin krahët…por, edhe kjo rregull është thyer.
Asnjë pjesëtar i familjes mbretërore nuk duhet të refuzojë dhuratat
Nuk u lejohet të kenë nofka
Princi Philip duhet të ecë disa hapa pas Mbretëreshës
Askujt nuk i lejohet t’ia kthejë shpinën Mbretëreshës
Mbretëresha e ka të ndaluar të ulet në fron tjetër…sado që ka ‘lakmuar’ të ulen në karriken e famshme të ‘Game of Thrones’./arbresh.info/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...