Çfarë është Karma? Karma është fjalë e përpunuar për fjalën “veprim”. Është barasvlerëse me Ligjin e Tretë të Njutonit se “për çdo aksion ka reaksion”. Kur mendojmë, flasim apo veprojmë, iniciojmë një forcë që do të reagojë në përputhje me atë që e mendojmë, flasim a veprojmë.
Kjo forcë kthyese mund të modifikohet, ndryshohet a dëbohet, por shumica e njerëzve nuk janë të shkathët ta çrrënjosin.
Ky ligj i shkakut dhe efektit nuk është ndëshkim, po i tëri është për hir të marrjes mësim.
Njeriu mund të mos u ikë pasojave të veprimeve të tij, po ai do të pësojë vetëm nëse i ka bërë kushtet e tij të pjekura për vuajtje. Mosnjohja e ligjit nuk është arsyetim qoftë po qe se ligjet i ka bërë njeriu apo se janë universale.
Për të ndërprerë së frikësuari dhe për të filluar së fuqizuari në botët e karmës dhe ringjalljes, kjo që vijon nevojitet ta dish:
Ligji i Madh
Çfarë të mbjellësh do të korrësh. Kjo gjithashtu njihet edhe si “Ligji i Shkakut dhe Efektit”.
Çfarëdo që i jep gjithësisë të kthehet.
Nëse dëshiron Lumturi, Paqe, Dashuri, Miqësi – atëherë duhet të jesh i lumtur, i paqshëm, i dashur dhe miqësor!
Ligji i Krijimit
Jeta nuk ndodh ashtu thjesht. Ajo kërkon pjesëmarrjen tonë.
Ne jemi një me gjithësinë – edhe brenda, edhe jashtë.
E gjithë ajo që na rrethon na jep tregues për gjendjen tonë të brendshme.
Ji vetvetja dhe rrethoje veten me atë gjë që dëshiron ta kesh të pranishme në jetën tënde!
Ligji i Përulësisë
Çfarë mohon ta pranosh do të vazhdojë të të vijë.
Nëse atë që e sheh është armik apo ndokush me ndonjë veti karakteri që e konsiderojmë negative, atëherë vetë ti nuk je i përqendruar në nivel më të lartë të ekzistimit.
Ligji i Rritjes
“Kudo që të shkosh aty je.”
Për t’u rritur në shpirt, jemi ne ata që duhet të ndryshojmë – jo njerëzit, vendet apo gjërat rreth nesh!
E vetmja që na është dhënë në këtë botë dhe faktori i vetëm mbi të cilin kemi kontroll është VETVETJA!
Kur ndryshojmë se kush e çka jemi brenda zemrës, edhe jeta jonë ndjek këtë rrugë dhe ndryshon edhe ajo.
Ligji i Përgjegjshmërisë
Gjithsaherë që diçka nuk është në rregull në jetën tonë nënkupton se me ne faktikisht diçka nuk është në rregull.
Ne pasqyrojmë çfarë na rrethon – dhe ajo që na rrethon na pasqyron; kjo është e vërtetë universale.
Duhet ne të bartim përgjegjësi për atë që është në jetën tonë.
Ligji i Lidhjes
Edhe nëse diç që bëjmë duket se nuk ka pasoja, është shumë e rëndësishme që bëhet për shkakun se gjithçka në gjithësi është e lidhur.
Çdo hap çon deri te hapi tjetër e kështu me radhë.
Duhet bërë hapin e parë për t’u kryer puna.
As hapi i parë e as i fundit nuk kanë ndonjë domethënie të veçantë, po të gjithë hapat janë të një domosdoshmërie të njëjtë për t’u kryer detyra.
E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë të lidhura.
Ligji i Përqendrimit
Nuk mundesh të mendosh për dy gjëra në të njëjtën kohë!
Kur përqendrimi ynë është në vlera shpirtërore, është e pamundur të kemi mendime të ulëta, siç janë: grykësia e zemërimi.
Ligji i Dhënies dhe Mikpritjes
Nëse beson se diçka është e vërtetë, atëherë ndonjë herë në jetë do të të thërrasin për ta demonstruar atë të vërtetë. Këtu duhet ta vëmë në praktikë të vërtetë atë që pohojmë se e kemi mësuar.
Ligji i Këtu dhe Tani
Të shikuarit mbrapa për të shqyrtuar se çfarë ndodhi na parandalon për të qenë tërësisht këtu dhe tani.
Mendimet e vjetra, shabllonet e vjetra të sjelljes dhe ëndrrat e vjetra na parandalojnë për të pasur të reja…
Ligji i Ndryshimit
Historia përsëritet derisa t’i marrim mësimet që na nevojiten!
Ligji i Durimit dhe Shpërblimit
Të gjitha shpërblimeve duhet t’u paraprijë punë e mundimshme!
Shpërblimet me vlerë që nuk përfundon kërkojnë punë të mundimshme dhe durimtare, shkruan femina.al.
Kënaqësia e vërtetë vjen duke e bërë atë që duhet bërë dhe duke pritur shpërblimin për të ardhur në kohën e vet.
Ligji i Domethënies dhe Frymëzimit
Çfarëdo që të vësh në ndonjë gjë – diçka do të marrësh prej saj.
Vlera e vërtetë e diçkaje është rezultat i drejtpërdrejtë i energjisë dhe synimit me të cilin është bërë.
Çdo kontribut vetjak është kontribut edhe ndaj së Përgjithshmes.
Kontributet e këndshme i japin jetë dhe e frymëzojnë të Përgjithshmen!
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...