Një vajzë e re ka ndërruar jetë pasi refuzoi të mjekohej.
Natasha Horne, 20 vjeçe, e mbajti sekret diagnozën e diabetit të Tipit 1 dhe refuzoi të ndiqte këshillat mjekësore të cilat do ta lejonin atë të jetonte një jetë normale.
Vitin e kaluar bota e Natashës u kthye përmbys kur Jackie, mamaja e saj, e bindi atë për të bërë testin e diabetit pasi pa shenjat si humbja e peshës, etja e tepruar dhe shkuarja në tualet shpesh.
Brenda disa orësh, më 16 tetor të vitit të kaluar, ajo u diagnostikua me diabetin e tipit 1, ku trupi i saj nuk prodhonte insulinë të mjaftueshme për të luftuar ketonet, komponimet organike të cilat zakonisht qëndrojnë në gjumë por mund të sulmojnë trupin.
Diabeti i tipit 1 është krejtësisht i menaxhueshëm me injeksione të rregullta të insulinës. Por Natasha tha “Unë nuk bëj gjilpëra”.
Natasha filloi të humbte peshë rreth dy vjet më parë. “Mendimi im i parë ishte’ po merr drogë?’, tha mamaja e saj, Jackie. “Ajo ishte kokëfortë.
Nëse nuk donte të bënte diçka, ajo nuk do ta bënte. Por ne u shqetësuam për shkak të humbjes së peshës. Ajo humbi rreth gjysmën e peshës së trupit në dy deri në tre muaj”, u shpreh Jackie.
Pasi tensionet u rritën në shtëpi, Natasha u zhvendos për një kohë me të dashurin Jordan Rich dhe mamin e tij për t’i shpëtuar “besdisjes” së prindërve që i kërkonin të kurohej.
Natasha pësoi 3 sulme diabetike, ra në koma dhe ndërroi jetë në spital. “Ajo thjesht nuk donte ta pranonte atë që kishte, ishte e gatshme të merrte rrezikun”, tha mamaja e Natashës.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...