Dhimbja mund të jetë gjë e vështirë për ta shprehur.
Është vështirë ta dimë se sa dhimbje është duke përjetuar një person, përveç nëse të njëjtën gjë e kemi kaluar edhe ne – qoftë nëse është fjala për të lindur një bebe apo nëse dikush ju ka goditur me shkelm në testikuj, transmeton Telegrafi.
Shkalla e dhimbjes është e nevojshme për ta ditur se cilat sëmundje i shkaktojnë dhimbjet më të mëdha.
NHS (National Health Service, UK) ka publikuar një listë me atë që thuhet se janë 20 sëmundjet më të tmerrshme që njeriu mund t’i përjetojë.
Secila sëmundje në këtë listë shkakton dhimbje aq të madhe saqë i parandalon pacientët t’i performojnë aktivitetet e zakonshme ditore.
Më poshtë është lista e këtyre sëmundjeve, por renditja nuk ka rëndësi:
– Apendiciti
– Herpesi
– Shpatulla e ngrirë
– Dhimbjet e kokës
– Thyerja e eshtrave
– Sindroma e dhimbjes së kompleksit regjional
– Sulmi në zemër
– Disku i lënduar
– Artriti
– Sëmundja e qelizave të dritës
– Migrena
– Dhimbja e nervit shiatik
– Gurët në veshka
– Neuralgia trigeminal
– Pankreatiti akut
– Endometrioza
– Cerma
– Ulcerat në lukth
– Fibromyalgia
– Dhimbja pas operacionit. /Telegrafi/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...