Nga teoria e relativitetit në atë të lumturisë: mësuesi është gjithmonë Albert Ajnshtajni. Të martën, më 24 tetor, dy mesazhe nga një fizikan dhe filozof i njohur gjerman do të nxirren në ankand në Jeruzalem. Mesazhe jo shkencore, por ‘shpirtërore’: “një jetë e qetë dhe modeste sjell më shumë gëzim, se sa një kërkim suksesi me ndërprerje” dhe “Ku ka vullnet, ka edhe mënyrë për ta bërë çdo gjë”, shkruan Bota.al. Ajnshtajni i shkroi ato 95 vjet më parë – në vitin 1922 – gjatë një udhëtimi në Japoni.
Në atë kohë, ai sapo kishte fituar Nobelin dhe fama e tij po rritej. Fizikanti ishte në Hotel Imperial në Tokio dhe mori një mesazh nga një korrier hoteli. Në vend të bakshishit, për të mos e lënë duarbosh, ai shkroi në gjermanisht këto dy parime. “Ndoshta, nëse do të jeni me fat, këta mesazhe do t’ju vlejnë më shumë se një bakshish normal”, i kish thënë Ajnshtajni korrierit, sipas asaj që deklaron shitësi i tyre.
“Ne jemi duke bërë bashkë mozaikun e Ajnshtajnit: njeriu, shkencëtari dhe impaktet e tij mbi botën, përmes shkrimeve të tij, – tha Roni Grosz, arkivist i koleksionit më të madh dedikuar fizikanit dhe filozofit gjerman në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit. Dhe kjo është një pjesë e vogël e mozaikut”.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...