Google ADS

Vapa e madhe detyron luanët të hipin në pemë për t’u freskuar

14:37 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Një fotograf izraelit ka kapur pamje të rralla të një tufe luanësh të shtrirë në degët e një peme gjatë një dite të nxehtë në Serengeti, Tanzani.

I nxehti i padurueshëm afrikan i ka bërë bishat të kërkojnë sadopak shpëtim midis degëve.

Fotografi David Chen, 42 vjeç, tha se shumica e luanëve ishin në gjumë, ose thjesht duke pushuar mbi degë.

Sipas Africa Geographic, luanët që ngjiten në pemë janë një grup i rrallë që janë vënë re në parqet kombëtare në Tanzani, Uganda dhe Botswana.

Besohet se ata ngjiten në pemë për të pasur pamje më të mirë, për t’i kapur ndonjë fllad i lehtë gjatë ditëve të nxehta ose për t’iu shpëtuar mizave Cece apo insekteve të tjerë që i pickojnë në tokë.

Sipas David, luanët në foto po mbroheshin nga vapa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme