Një njeri i moshuar është shqyer nga një luan gjigant në një park të kafshëve të egra.
Ngjarja e tmerrshme është xhiruar nga kamerat dhe besohet se ka ndodhur të shtunën në Parkun Marakele Predator në Afrikën Jugore, transmeton Arbresh.info,
Thuhet se i moshuari, i cili besohet të jetë pronari i parkut, kishte hyrë në zonën e ndaluar, pra në pjesën e rrethuar për luanët.
Dëshmitarët kanë shikuar të tmerruar kur kafsha e kishte ndjekur atë drejt derës metalike të parkut.
Disa prej dëshmitarëve kishin filluar të bërtisnin pasi luani po e tërhiqte zvarrë të moshuarin.
Papritmas ishte dëgjuar një e shtënë me armë që mendohet se ishte arma e një kujdestari.
Pas këtij veprimi luani e kishte hedhur prenë e tij mirëpo është ende e paqartë nëse i moshuari ka vdekur apo jo./Arbresh.info
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...