Gjatë Ramazanit, muajit më të shenjtë në kalendarin islam, njerëzit agjërojnë dhe bëjnë sakrifica nga agimi deri në perëndim të diellit çdo ditë.
Çdo vit, pasuesit e besimit islam mblidhen në adhurim, muaj që zakonisht zgjat nga 29 deri në 30 ditë.
Kështu, muaji i shenjtë shënohet në mbarë botën me lutje të përbashkëta, vetë-reflektim dhe bamirësi.
Çfarë përfshin agjërimi?
Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale gjatë orëve të ditës për të arritur një “takva” ose “devotshmëri” më të madhe për Zotin.
Ushqimi hahet para se të bjerë agimi (Syfyri) për t’i dhënë ushqim trupit për agjërimin dhe një vakt hahet pas perëndimit të diellit (Iftar) për ta prishur atë. Agjërimi është obligim vetëm për njerëzit me shëndet të plotë – ka përjashtime për:
• Të sëmurët
• Shtatzënat
• Gratë me menstruacione
• Udhëtarët
• Fëmijët e vegjël
Sa orë do të agjërojnë myslimanët, në vende të ndryshme të botës
Agjërimi që fillon para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku ndodheni në botë. Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës, si Kili apo Zelanda e Re, do të agjërojnë mesatarisht 12 orë, ndërsa ata që jetojnë në vendet më veriore, si Islanda apo Grenlanda, do të kenë agjërim më shumë se 17 orë.
Për myslimanët që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë pak më i shkurtër këtë vit dhe do të vazhdojë të zvogëlohet deri në vitin 2031, vit që Ramazani do të përfshijë solsticin dimëror – dita më e shkurtër e vitit. Pas kësaj, orët e agjërimit do të rriten deri në solsticin e verës – dita më e gjatë e vitit në hemisferën veriore.
Ndërkohë që për myslimanët që jetojnë në jug të ekuatorit, do të ndodhë e kundërta.
Historia e Ramazanit
Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur Kurani iu shpall Profetit Muhamed. Rreth 1,400 vjet më parë, besohet se Profeti Muhamed ishte duke medituar në një shpellë, kur engjëlli Xhibril iu afrua atij.
Engjëlli ia zbuloi fjalët e para të Kuranit, profetit Muhamed – dhe i tha atij se ato ishin një urdhër i drejtpërdrejtë nga Zoti. Kjo natë njihet Laylat Al-Qadar (Nata e Kadrit) dhe kujtohet nga myslimanët përmes akteve të adhurimit gjatë gjithë natës. Ajo supozohet se bie në 10 ditët e fundit të Ramazanit. Dhe sapo të përfundojë Ramazani, është Bajrami.
Sivjet, muaji i agjërimit pritet të përfundojë të enjten më 23 prill dhe do të shënohet me Fitër Bajramin. Festimet e Bajramit zgjasin tre ditë, gjatë të cilave njerëzit mblidhen për të festuar fundin e Ramazanit.
A agjërojnë edhe njerëzit që besojnë në fe të tjera?
Në judaizëm, ka gjashtë ditë agjërimi, njëra prej të cilave quhet Yom Kippur, “Dita e Shlyerjes”. Shumë hebrenj zgjedhin të agjërojnë për 25 orë për të përkujtuar këtë ditë.
Budizmi gjithashtu ka një lidhje të fortë me agjërimin. Ithtarët e fesë zakonisht agjërojnë kur shihet një hënë e plotë dhe në festa të tjera të rëndësishme. Katolikët shpesh agjërojnë “të mërkurën e hirit” dhe “të premten e mirë”. Ndërsa hindusët zakonisht agjërojnë gjatë festivaleve të tilla si Shivarati, Saraswati dhe Puja./tch
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...