Një histori sa absurde aq edhe e padëgjuar absurde vjen nga India, një histori trishtimi të thellë në atë që duhet të ishte dita më e bukur e jetës për një familje.
Jashtë dhomës së lindjes në një qytet në Indi ishte e gjithë familja e Kaminiben Chanchiya, teksa 22 vjeçarja kishte hyrë për të lindur vajzën e saj. Gruaja e kishte dëshiruar thellësisht atë fëmijë, dhe gjithë të afërmit mezi prisnin që foshnja të lindte. Brenda sallës, nga ana tjetër, një tragjedi e vërtetë po ndodhte. Gjatë lindjes, nëna dhe foshnja e saj vdiqën për shkak të kirurgut, i cili ishte paraqitur i dehur në spital.
Mjeku paraqitet i dehur në sallën e operacionit
Kur doktori doli nga dhoma e operimit, të afërmit e vajzës ishin të gatshëm të gëzoheshin me ardhjen e vajzës. Në vend të kësaj, kur dera u hap, familja u përball me fytyrën e shokuar të mjekut, i cili u dha lajmin më të keq që mund të vinte: lindja kishte shkuar keq dhe vajza e vogël ishte e vdekur, ndërsa nëna po dergjej në kushte kritike, me humbje marramendëse të gjakut.
Sapo doktori do kthehej në sallë, një tjetër mjek doli që atje për të dhënë lajmin e kobshëm se edhe nëna kishte ndërruar jetë. Në këtë pikë, dëshpërimi i familjarëve ka arritur kulmin, duke sulmuar mjekët për atë që kishte ndodhur.
Tragjedia e tmerrshme ndodhi të hënën natën në spitalin Sonawala në qytetin Botad të Indisë. Doktori është akuzuar për neglizhencë nga të afërmit e nënës së vdekur. Më vonë policia e mori në pyetje dhe e arrestoi. Ndërkohë, priten rezultatet e autopsive të kryera në trupat e nënës dhe fëmijës, për të kuptuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Edhe nëse shkaqet e vdekjes së nënës dhe të fëmijës ishin të tjerë, mbetet fakt që doktori ishte i dehur: nëse do të ishte në gjendje normale mund të ishte përballur me situatën kritike në një mënyrë tjetër dhe ndoshta do të përpiqej t’i shpëtonte të dy./pernenat.al
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...