19-vjecari Merlin Blackmore ka një baba, 27 “nëna” dhe 149 vëllezër e motra.
Ka lindur dhe është rritur në një sekt mormon fondamentalist në Kanada dhe i riu është ndërgjegjësuar për veçantinë e gjendjes së tij familjare vetëm në moshën 16-vjecare, kur dhe u regjistrua në një shkollë publike.
Tani, që ka braktisur sektin dhe është zhvendosur në SHBA, Merlin ka treguar eksperiencën e tij në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, transmeton SyriKosova.
“Në shkollë të mesme mësonim ligjet e vendit dhe zbulova ligjin kundër poligamisë, në një kapitull të tërë që i ishte dedikuar familjes sime“, tregon ai. Sidoqoftë, i riu nuk tregon zemërim kundrejt të atit, Uinston Blackmor, 64 vjec, që në vitin 2017 u dënua me 6 muaj burg.
Merlini tregon se ka shtatë vëllezër gjaku, të lindur nga të njëjtët prindër. Me 142 të tjerët ndan të atin. Më të moshuarit janë tani mbi të 40-tat, ndërsa më i vogli nuk ka mbushur akoma një vjeç.
Sidoqoftë, jo të gjitha 27 gratë e të atit kanë pasur fëmijë, vetëm 22 prej tyre. E gjithë familja mblidhet me raste të mëdha, siç është Festa e Falenderimeve. Të gjithë fëmijët, thërrasin “ma” nënën e tyre dhe nënë gratë e tjera të babait.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?