Çaji njihet në mbarë botën si njëra ndër pijet më freskuese të shpikura ndonjëherë, çdo njeri që e pëlqen çajin mund ‘iu siguroj për këtë.
Prapë thjeshtësia e tij është pothuajse mashtruese: çaji është një pije misterioze, avulluese me mundësi të pafundme, i cili mund të përgatitet në mënyra dhe nga përbërës të ndryshëm.
1. Japoni
Çaji ‘matchea’ përbëhet nga gjethe të kualitetit të lartë të çajit të gjelbër. Dallon shumë nga një filxhan çaji i zakonshëm.
2. Indi
Foto tregon një çaj Darjeeling. Kjo shumëllojshmëri është rritur në malësitë e Indisë dhe në Himalaje.
3. Britani e madhe
Britanikëve u pëlqen që të shtojnë qumësht në çajin e zi, që të duket me më shumë krem.
4. Turqi
Çaji i zi i fortë shërbehet në gota të vogla me një kokërr sheqer.
5. Tibet
Çaji tibetian përbëhet nga qumështi, gjalpi dhe kripa. Ka një shije të veçantë por të hidhur.
6. Maroko
Marokenëve u pëlqen çaji i gjelbër freskues me gjethe mente.
7. Hong Kong
Në Hong Kong njerëzit i shtojnë qumësht të kondensuar çajit dhe e shërbejnë të ftohtë apo me copëza akulli në të.
8. Taivan
Ky çaj mund të shërbehet i ftohtë ose i nxehtë, përderisa ka përbërësin më të rëndësishëm, topat tapiokë.
9. SHBA
Amerikanëve u pëlqen çaji i zi me sheqer dhe limon, u shtojnë edhe sodë bikarbonate që të jetë më i lehtë.
10. Rusi
Çaji i zi është më i popullarizuari. Sa më i fortë aq më i mirë.
11. Pakistan
Çaji masala përbëhet nga erëzat dhe gjalpi i qumështit.
12. Tailand
Çaji tai përbëhet nga barishte të ndryshme tai, qumështi dhe akulli.
13. Kina
Kinezëve u pëlqen çaji Pu-erh mbi të gjithë. Shitet në formën e kubeve apo topave.
14. Egjipt
Egjiptianëve u pëlqen çaji i zi pa sheqer. Çaji hibiskus shërbehet në ceremonitë martesore.
15. Mongoli
Mongolianët e përgatisin çajin e tyre me qumësht dhe kripë.
16. Argjentinë
Argjentinasit e pinë vetëm çajin mate, dhe jo pa arsye. Ai përmban shumë vitamina dhe antioksidantë.
17. Afrika veriore
Çaji më i admiruar në Afrikën e Jugut është Rooibos . Çaj i kuq me shije të butë e të ëmbël.
18. Malajzia
Çaj të zi të shkumëzuar me qumësht dhe sheqer. Konsiderohet si një ëmbëltues dhe pije e ftohtë.
19. Kuvait
Njerëzit në Kuvait e preferojnë çajin e zi, me shafran.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...