Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit. Formula e tij është e pakrahasueshme, unike dhe e parealizueshme. Ai përmban 415 proteina dhe 130 probiotikë që ndihmojnë sistemin imunitar të foshnjes.
Ushyqerja me qumësht gjiri në muajt e parë të jetës është jetike për të prosalindurin pasi ul rrezikun e prekjes nga alergjitë, sëmundjet gastroenterologjike dhe ato të aparatit të frymëmarrjes, nga diabetet e tipit 1 dhe 2. Ndikon gjithashtu edhe në krijimin e një lidhjeje të fuqishme nënë-fëmijë.
• Madhësia e gjoksit nuk ka lidhje me sasinë e qumështit. Ajo varet nga hormonet si edhe sekretimi i gjendrave të qumështit.
• Gjinjtë nuk kanë përmasa të njëjta. Në më të shumtën e rasteve një prej tyre është më i madh pasi fëmija ka të preferuarin e tij që e thith më shumë. Në disa raste nëna mund të ushqejë vetëm me njërin gji.
• 51% e grave e ndërpresin gjidhënien në muajin e 4 dhe 14% në muajin e 6.
• Gjinjtë mund të rrjedhin nëse mendoni për fëmijën apo nëse e dëgjoni atë duke qarë.
• Qumështi i nënës lufton infeksionet, disa pika prej tij mund të qetësojnë skuqjen e lëkurës në zonën e bebelinës, trajtojnë aknet si edhe të qetësojnë infeksionet e syve dhe veshëve të fëmijës.
• Nëna që ushqen me gji mund të ndihet shpesh e përgjumur. Kjo ndodh pasi gjatë laktacionit çlirohet oksitocinë e cila shkakton ndjenja relaksi.
• Të porsalindurit mund të pijnë 5-40 minuta gji, shkruan portali pernenat.al.
• Qumështi i gjirit ngjan me qumështin e lopës por është më i ushqyeshëm, i ëmbël dhe ka shije gati si vanilje. Në fund të ushqyerjes (qumështi i fundit) është më i trashë, kremoz dhe ngjan si qumësht i kondesuar.
• Për të nxjerrë sa më shumë qumësht me pompë, për të ngrirë dhe mbajtur rezerve, është mire ta nxirrni atë një orë pasi fëmija ka pirë vaktin e mëngjesit.
• Nëse nuk jeni duke e nxjerrë dot qumështin me pompë (nuk del mjaftueshëm) mund të merrni frymë thellë gjatë proçesit ose të mendoni për fëmijën.
• Studimet tregojnë se djemtë pijnë më shumë qumësht gjatë ditës krahasuar me vajzat.
• Për çdo vit që nëna ushqen me gji, rreziku për të zhvilluar kancer gjiri reduktohet me 6%. Ushqyerja me gji për një kohë të gjatë redukton gjithashtu edhe rrezikun e kancerit ovarian.
Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...