14 shkurti i këtij viti i gjen 112 mijë njerëz beqarë në Kosovë

20:21 | 13 Shkurt 2020
Arbresh.info

Nesër në tërë botën festohet Dita e të Dashuruarve apo Shën Valentini.

Këtë vit 14 shkurti në Kosovë i gjen 112 mijë persona beqarë (single), sipas të dhënave të ofruara nga Facebook, e të cilat i ka paraqitur njohësi i rrjeteve sociale Valon Kerolli, shkruan portali arbresh.info.

Prej tyre 74 mijë janë meshkuj dhe 38 mijë femra.

Sipas po këtyre të dhënave në lidhje janë 17,500 persona, të fejuar 28 mijë, kurse të martuar 160 mijë.

Ndryshe Shën Valentini ishte një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt.

Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë. Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.

Sot, Dita e Shën Valentinit është një ditë feste në komunitetin e besimit anglikan dhe në atë protestant. Kisha Ortodokse e feston ditën e priftit Shën Valentin më 6 korrik, ndërsa ditën e martirit Shën Valentin më 30 korrik. Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës edhe pse është një ditë pune. Kjo ditë u lidh fillimisht me dashurinë nga vargjet e Xhefri Kaucer në mesjetë, kohë kur lulëzoi tradita e romancës. Simbolet e ditëve të sotme për Shën Valentinin janë zemrat, pëllumbat dhe engjëlli Kupid. Në shekullin e 19, dedikimet për Shën Valentinin jepeshin përmes kartolinave, të cilat u bënë shumë popullore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme