“Ëndrra është një derë e vogël e fshehur në pjesën më të thellë dhe më sekrete të shpirtit, duke u hapur në atë natë kozmike, e cila ishte psikika, shumë kohë para se të krijohej vetëdija-ego, dhe do të jetë e tillë sado larg që të përhapet vetëdija-ego jonë.” Carl Jung
Ëndrrat na japin një mundësi për të parë në brendësi të mendjes së nënvetëdijshme dhe lejojnë të kuptuarit më thellë të transformimeve psikologjike gjatë jetës së zgjuar. Shumë studime janë bërë në aspektin e interpretimit të ëndrrave dhe në këtë artikull do të përdorim një studim nga psikologu dhe psikiatri i respektueshëm Carl Jung, i cili besonte se ëndrrat janë të mbushura me simbole që burojnë nga nënvetdija.
Të interpretosh ëndrrat tuaja mund të japë ide interesante rreth psikikës (të menduarit) tënd. Nëse je gati për të mësuar pak rreth saj, mbaj një laps dhe letër afër shtratit dhe sapo të dali gjumi shkruaj ëndrrën me aq sa mban mend. Kjo gjë ka rëndësi të bëhet direkt në momentin e zgjimit, sepse ëndrrat harroren brenda 10 minutave pas zgjimit. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë dëshira për të mbajtur mend ëndrrat.
“Është marrëzi e plotë të besosh se një libër ose një mënyrë mund të interpretojë ëndrrat. Asnjë simbol i ëndrrës nuk mund të ndahet prej ëndërruesit i cili e ëndërroi dhe nuk ka kurrë një interpretim direkt për asnjë ëndërr.” -e marrur nga libri “Njeriu dhe simbolet e tij.” (titulli origjinal: Man and his Symbols)
Shpesh kujtojmë ëndrrat kur po na ndiqnin, sepse kjo të bën të ndihesh në ankth dhe të kesh frikë. Mesazhi i këtyre lloj ëndrrave është zakonisht diçka të cilës po i ikën. Mendja po të jep një të dhënë që diçka ka nevojë për vëmendjen tënde, që ti s’po ia var, por duhet.
Të shohësh njerëz në ëndërr është një pasqyrim i aspekteve të natyrës njerëzire. Kjo mund t’i japë ëndërruesut ide rreth karakteristikave personale që kanë nevojë për rëndësi. Nëse ëndërron njerëz specifik, kjo mund të tregojë se cilat probleme interpersonale duhet të rregullosh, ose mbase një aspekt i karakterit tënd të cilin e ke mohuar.
Ka disa shtresa vetëdijeje që lidhen me mendjen. Brenda një ëndrre, një shtëpi besohet të jetë një pasqyrim i mendjes së ëndërruesit, me katet dhe dhomat e ndryshme drejt aspekteve të ndryshme të mendjes. Për shembull një bodrum mund të simbolizojë diçka që nuk është pranuar ose është mohuar nga ëndërruesi gjatë jetës zgjuar; dhomat e gjumit mund të simbolizojnë ndjenja, mendime dhe kujtime intime. Aktiviteti në shtëpi simbolizon se si ëndërruesi përdor strukturën e mendjes për të interpretuar informacionin.
Në botën fizike, ushqimi mban gjallë dhe energjizon trupat tonë. Në botën e ëndrrave, ushqimi është një simbol i ushqyerjes së mendjes, ose me pak fjalë, njohuri. Të ëndërrosh ushqim mund të interpretohet gjithashtu si mendja është “e uritur” dhe po kërkon ide dhe intelekt të ri.
Kur dikush shfaqet lakuriq në ëndërr, kjo simbolizon se një aspekt i caktuar ose emocion i ëndërruesit po paraqitet hapur dhe pa limite, edhe deri në pikën ku ëndërruesi ndihet i pambrojtur dhe i cënueshëm.
Kur dikush ëndërron marrëdhënie seksuale, kjo mund të simbolizojë bashkimin e dëshirave dhe emocioneve të nënvetëdijshme drejt njohjes së vetëdijshme. Kjo mund të simbolizojë gjithashtu krijimi i një marrëdhënie intime me të tjerët dhe me veten. Në shumë raste, ëndrra të tilla janë thjeshtë një shkarkim i shprehjes seksuale.
Automjetet në ëndrra simbolizojnë një rrugë për përvojë në atë që po ndodh në jetën e vetëdijshme, sa kontroll mendojmë se kemi mbi rrugën që na paraqet një përvojë dhe pengesat që na shfaqen. Madhësia dhe lloji i mjetit mund të tregojë mesazhet të ndryshme. Për shembull, mjetet e mëdha simbolizojnë simbolizojnë hapjen e mundësisë për përvojë, si një kompani ose komunitet, një ambulancë simbolizon një nevojë për shërim, një makinë policie mund të simbolizojë një nevojë për disiplinë.
Të ëndërrosh bebe shpesh simbolizon një ide të re ose organizim ose potencial për rritje në një zonë specifike të jetës së vetëdijshme.
Në gjuhën e mendjes, vdekja shpesh simbolizon një ndryshim nga një gjendje të qënurit drej një tjetre. Edhe pse shumë e perceptojnë vdekjen në ëndërri si frikësuese ose negative, shpesh lidhet me ndryshimet dramatike ose tranzicione që po ndodhin në jetën e ëndërruesit.
Duke konsideruar se funksioni i kafshëve është kryesisht i bazuar në instinkt, prezenca e kafshëve në një ëndërr është një simbol për zakonet e ëndërruesit. Kjo lloj ëndrre mund të jetë shumë ndihmëse për të fituar mprehtësi në veset ditore si dhe dëshirat më të thella. Lloji i kafshës, ajo që po bën dhe mjedisi i saj mund të ndikojnë në mesazhin që po komunikohet nga mendja e nënvetëdijshme.
Zakonisht, nëse po bie gjatë ëndrrës, simbolizon procesin e kthimit në vetëdijen e zgjuar. Shumicën e rasteve, ëndërruesi nuk bie deri “në fund”, por do të zgjohet ose do të ndalojë së ëndërruari. Disa besojnë se nëse po bie në mënyrë të pakontrollueshme në një ëndërr, simbolizon që nuk ndihesh nën kontroll të një aspekti të caktuar të jetës zgjuar ose ke frikë të heqësh dorë nga diçka.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut