Për të gjithë ata që jetojnë larg plazheve të detit dhe ata që preferojnë diçka më pak të njelmët se uji i detit, parqet ujore (të njohur si aqua-park) janë një zgjidhje optimale për t’i kaluar ditët e nxehta të verës. Ju sjellim në vazhdim parqet më të mira ujore në botë.
12. Aquatica (Orlando, Floridë)
Duket sikur një pishinë e madhe me valë nuk ishte e mjaftueshme, andaj në këtë park ujor janë ndërtuar dy të tilla krah për krah.
Plazhi në këtë park është i mbuluar me 1.360 tonelata rëre të butë e të bardhë, ndërsa në kopshtet e tij ka më shumë se 60.000 lloje të bimëve.
11. Parku ujor Aquaventure (Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe)
Përveç rrëshqitëses më të gjerë në botë me ujë, që është lëshuar në përdorim në vitin 2013, në këtë park ujor gjendet edhe lumi i lundrueshëm 2.3 kilometra, ku mund të bëhet edhe lundrimi më i gjatë në Lindjen e Mesme dhe mekanizmi për transport matanë lumit me litarë, më i gjati në Lindjen e Mesme.
Atraksione të tjera të këtij parku janë edhe disa slita, plazhi privat 700 metra i gjatë dhe Laguna e Peshkaqenëve.
10. Area 47 (Innsbruck, Austri)
Ky park ujor natyral që gjendet në liqenin Alpin është i hapur për vizitorë nga muaji prill deri në fund të shtatorit. Krahas kullës për zhytje dhe rrëshqitëses me ujë, në këtë park mbahen edhe kurse të ngjitjes me litar dhe të alpinizmit.
9. Parku ujor Beach(Fortaleza, Brazil)
Rrëshqitësja Insano, që gjendet në këtë park ujor është rrëshqitësja me ujë më e lartë (41 metra) dhe më e shpejtë (104 km në orë) në botë.
Përveç topave me ujë dhe aeroplanëve ujor me lëvizje të sinkronizuar, në këtë park ka edhe tetë rrëshqitëse me ujë.
8. Gjiri i Karaibeve (Gyeonggi-do, Korea e Jugut)
Krahas atraksioneve tradicionale siç janë pishinat me ujë të nxehtë, në këtë park ujor gjenden katër rrëshqitëse qarkore, një pishinë shumë e madhe me valë dhe dhomat e gjumit ku vizitorët e lodhur mund të dremisin.
7. Parku Siam (Tenerife, Spanjë)
Atraksioni më i popullarizuar në këtë park ujor në ishullin Tenerife me motive tajlandeze është kulla e lartë 27 metra e njohur si Kulla e Fuqisë. Për të arritur nga pika më e lartë e kësaj kulle deri tek ajo më e ulëta duhet të lëshoheni nëpër një kalim vertikal që përshkon një akuarium të mbushur me peshq helmues dhe peshkaqenë.
Në pishinën me valë të këtij parku mbahen edhe kurse të surfimit.
6. Ishujt tropikal (Krausnick, Gjermani)
Në këtë park ujor me një kapacitet prej 6.000 vizitorësh në ditë, gjendet edhe pishina 200 metra e gjatë, e cila është një nga pishinat më të mëdha të mbuluara në botë.
Atraskione në vete, në këtë park janë edhe pylli tropikal me 50.000 bimë, hoteli dhe klubi i natës. Në Ishujt tropikal mund të bëni një xhiro me balon me ajër të nxehtë pa dalë fare jashtë hapësirës së parkut.
5. Parku ujor Watercube (Pekin)
Atraksionet e këtij parku ujor janë Tornado në formë hinke dhe rrëshqitësja qarkore me ujë.
4. Parku ujor Waterworld (Ayia Napa, Qipro)
Ndejat e organizuara në një mjedis të mbushur me shkumë nuk janë e vetmja mënyrë për t’u freskuar në këtë park ujor me motive nga Greqia e Lashtë, me shumë shtylla dhe statuja të kalit të Trojës.
Në pishinën e Poseidonit me valë ka rrënoja greke, gejzerë dhe mbetje të anijeve të përmbytura, ndërsa në lumin e qetë të Odiseut ka shtylla prej guri pjesërisht të shkatërruara.
3. Parku ujor Wet ‘n Wild (Orlando, Floridë)
Në këtë park ujor përveç festivalit të britmës, veçohen edhe numri i madh i hapësirave me rërë, ku fëmijët mund të ndërtojnë kështjella prej rëre, pishina me valë dhe lumi i qetë.
Një nga atraksionet më të njohura në këtë park është Disco H20. Nën tingujt e hiteve të viteve të 1970-ta, pasagjerët gjatë lëshimit nëpër tubin për katër-persona shoqërohen nga sfera të diskos dhe dritat flakëruese.
2. Parku ujor World (Alberta, Kanadë)
Ky park ujor brenda qendrës tregtare West Edmonton në Alberta, është parku i dytë ujor më i madh në botë në hapësirë të mbyllur. World ka pishinën më të madhe në botë me valë, me 10.2 milion litra ujë.
Atraksionet kryesore në këtë park janë rrëshqitësja qarkore me ujë dhe kulla për hedhje në pishinën me valë.
1. Yas Waterworld (Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe)
Në mesin e 43 atraksioneve në këtë park ujor, të hapur në vitin 2013, janë edhe pesë rrëshqitëset unikate të ujit, të krijuara posaçërisht për këtë park.
Nga këto rrëshqitëse më të njohurat janë ajo e quajtur Dawwama, që është njëherësh rrëshqitësja e parë hidro-magnetike në botë (teknologjia hidro-magnetike mundëson një udhëtim më të gjatë dhe më të këndshëm, së paku kështu thonë prodhuesit e saj) dhe slita ujore 550 metra e gjatë e njohur si Cubi Bombardues. /NGJYRA.COM/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?