Fata Husiç nga Mostari i Bosnjë e Hercegovinës, e cila që nga mosha 7-vjeçare rregullisht ndjek dhe praktikon obligimet fetare muslimane, është një shembull unik e cila në moshën 111 vjeçare filloi agjërimin e Ramazanit të 104 në jetën e saj.
Në një bisedë për Anadolu Agency (AA), Husiç tha se për herë të parë ka filluar të agjerojë në moshën 7-vjeçare, ndërsa edhe përkundër moshës së shtyrë vazhdon të agjërojë. Ajo thotë se derisa shëndeti e mban, do të vazhdojë me agjërimin.
“Kurrë nuk jam as e uritur as e etur. Këtë Allahu ma jep për çdo vit. Nëse do Allahu, edhe këtë Ramazan, do të agjëroj. Mësova të falem pesë herë në ditë, këtë nuk e braktis. Më vjen mirë, meqë u mësova dhe tërë fisi dhe farëfisi jeton me këtë. Sapo të filloj me agjërimin, as nuk jam e uritur as nuk jam e etur. Tërë ditën nuk është askush, secili shkon diku ndërsa unë me këto (tregon tesbihët) bisedoj. Mësoj, 33 shartet i analizoj dhe me pesë kohët e namazit pastaj i përsëris në mbrëmje atë që mësoj sot”, thotë lokja Fata.
Në lutje e kalon edhe kohën kur nuk mund të fle gjatë natës, sepse, siç thotë ajo, nuk është më në vitet kur punon, kështu që nuk ka asgjë për t’u lodhur për të qenë për gjumë dhe pushim.
Ajo theksoi se më nuk përgatit as iftare, sepse atë tani e bëjnë nipërit dhe nuset e saj, të cilët së bashku me ruajtjen e shtëpive të tyre kujdesen edhe për sofrën e Bajramit. Kjo është arsyeja pse ata shpesh flasin për zakonet në mënyrë që ata të mos humbasin. Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se hallva gjatë Ramazanit ka një kuptim të veçantë për muslimanët.
– Gëzimin e ndan me fqinjët
Në familjen Husiç kultivohet edhe tradita e përgatitjes së bakllavasë, e cila, siç thekson, e përgatit nusja sipas recetës së nënës së saj të ndjerë e cila ka qenë amvise e shkëlqyer.
Sofra gjithmonë është e pasur, por ajo që për të është me rëndësi për Bajram, është ardhja e shumë mysafirëve dhe gëzimi i sinqertë në Bajram, që në familjen dhe fqinjësinë e saj ndahet.
“Ka fqinjë…Për Bajram vijnë shumë…Edhe unë derisa mundja, nuk i harroja, kushdo që martohej ose lindur, secilit i jepja dhurata”, shpjegon Fata për ekipin e AA-së.
Tani nuk mundet, por thekson se gjeneratave të reja çdo herë u flet se duhet patur kujdes me fqinjët dhe të ndahet gëzimi me to.
– Agjërimi është më shumë se heqje dorë nga ushqimi
Lokja Fata tregon se edhe sot ka njerëz që besojnë dhe shton se është për keqardhje të shihen shumë nga ata që nuk janë të vetëdijshëm se mëkatet dhe veprat e mira maten dhe se do të vijë dita kur të gjithë për ato do të përgjigjen.
Ajo rikujton për kuptimin e fesë dhe mësimit të Kur’anit. Thekson se është me rëndësi që çdo besimtar në fillim të Ramazanit të dijë se agjërimi nuk është vetëm heqje dorë nga ushqimi, por shumë më shumë se kjo. Kjo përfshin durim dhe mirëkuptim për të tjerët dhe thekson se për agjërimin nevojitet dituri.
“Kush ka jetë, nëse ka mish dhe ushqim të fuqishëm e mund të hajë, mund pak më mirë edhe të agjërojë, ndërsa kush ka ushqim të dobët, ndërsa agjëron, mund të ketë uri të madhe. Çka do të agjërojë një i ri nëse ka ushqimin e dobët, ndërsa punon, atij Allahu do t’ia falë. Por, duhet dhënë lëmoshë, aq sa dora jep, po aq lëmosha do të të ruaj”, tha ajo.
– Ka mbijetuar tre lufta
Prandaj ajo këshillon besimtarët muslimanë të hyjnë në shtëpi dhe në automjet me “Bismilah” (në emër të Zotit), sepse konsideron se pa këtë dhe besim të vërtetë nuk ka jetë.
Ajo e njohu këtë si fëmijë në Luftën e Parë Botërore, kur ende nuk e dinte pse nëna, tezja dhe gjyshja qanin, duke dërguar të atin në luftë, duke besuar se lutjet, agjërimi dhe lëmosha e shpëtuan atë.
“Kur babai im shkoi në luftë, qanin gjyshja, tezja dhe nëna ime, ndërsa unë nuk e dija pse ato qanin. Kur erdhën nga lufta, babai im dhe shtatë njerëz tjerë me të, të gjithë ishin të plagosur, vetëm ai jo. E mbaj mend mirë”, thotë lokja Fata, duke përmendur se ka mbijetuar dy lufta botërore si dhe luftën e Bosnjë e Hercegovinës, por asnjëherë nuk ka pushuar së praktikuari fenë.
Për këtë shkak i porosit të gjithë, veçmas të rinjtë, se lutja, agjërimi dhe lëmosha janë ato që Zotin e kënaqin, ndërsa çdo njeriut i nevojitet. Po ashtu tha se gëzimi i Bajramit duhet të ndahet me çdokënd.
Ajo dëshiron që të gjithë besimtarët ta kalojnë në gëzim Ramazanin, me zemër të mbushur ta presin festën më të madhe muslimane dhe ta ndajnë gëzimin me tërë botën./Express
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...