Një djalë 11 vjeçar po ha të paktën pesë vakte në ditë për të shpëtuar babanë e tij nga leukemia.
Babai i Lu Zikuan, i cili u diagnostikua shtatë vjet më parë, ka nevojë për një transplant të palcës së eshtrave, transmeton Klan Kosova.
Zikuan, nga Xinxiang në Kinë, është i vetmi shpëtues brenda familjes por duhet të shtojë peshë përpara se të nisë procedura.
Mjekët thonë se ai duhet të pëshojë të paktën 45 kilogramë para se të bëhet donator dhe pesha ideale është 50 kg.
Kur familjes iu tha kjo, ai ishte vetëm 30 kilogramë.
Babai i tij, Lu Yanheng, u trajtua me ilaçe derisa shëndeti i tij u përkeqësua në gushtin e kaluar dhe ai kishte nevojë për transfuzion gjaku.
Opsioni i tij i vetëm afatgjatë është transplantimi i palcës së eshtrave, thanë mjekët.
Zikuan ka ngrënë kryesisht mish yndyror me oriz, dhe tani peshon 43 kg.
Edhe shkolla ku Zikuan mëson po mbledh fonde për të ndihmuar familjen e tij, transmeton Klan Kosova.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...