A e dini se në disa vende të caktuara është e ligjshme që një burrë të rrëmbejë një grua nëse më pas martohet me të? Dhe, se gratë ballafaqohen me paragjykime të ndryshme vetëm nëse veshin pantallona?
Nëntë gra sudaneze janë dënuar me 40 kamxhikë, vetëm sepse kishin veshur pantallona. Ata janë mes moshës 27 dhe 23 vjeçare dhe janë duke u gjykuar në bazë të sheriatit apo ligjit islamik.
Por, sipas aktivistëve për të drejtat e femrave, pohohet se nuk është i vetmi ligj që bën diskriminim mes femrave. “Drejtësia është gur themeli për barazi dhe pa të, gratë dhe vajzat janë në disavantazh të madh politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin social”, thekson Jackui Hunt. Mos lejimi i këtyre të drejtave është një shkelje e rëndë, por qeveritë duhet të jenë të vetëdijshëm se pa sigurimin e ligjit dhe mundësisë së barazisë, vendet nuk do të jenë në gjendje që të përparojnë në asnjë nivel.
Këtu po ju paraqesim 11 ligjet më të këqija kundër femrave që ekzistojnë ende në disa vende të botës. Nuk do ti besoni deri sa ti lexoni…
1. Gratë duhet të rrihen nga bashkëshortët e tyre. Në Pakistan ka ende burra të tillë që iu lejohe të rrahin gratë e tyre nëse ato nuk iu përmbahen rregullave të tyre, si nuk plotësojnë urdhërat e burrave, rrefuzojnë marrëdhënie seksuale ose nuk bëjnë dush pas aktit seksual.
2. Gratë e martuara mund të dhunohen nga burrat e tyre. Në disa vende të caktuara lejohet dhunimi i grave, edhe atë mbi moshën 15 vjeçare.
3. Gratë mund të kidnapohen. Në liban, çdo mashkull që kryen një kidnapim apo përdhunim, nuk dënohet ligjërisht për sa kohë që ai e marton atë femër më pas.
4. Gratë mund të vriten nëse tradhëtojnë me pasoja minimale. Në Egjipt, një burrë mund të vrasë gruan e tij nëse e kap në një akt të tradhëtisë bashkëshortore. Situata është e ngjashme edhe në Siri ku mashkulli që vret gruan, motrën apo vajzën për tradhëti, duhet të flejë burg vetëm deri në shtatë vjet.
5. Tek gratë mund të ushtrohet dhunë. Në Nigeri, mashkulli mund ta lëndojë apo rrah gruan pa u përballur me ndjekje penale, nëse gruaja nuk ka pësuar lëndime të rënda.
6. Gratë nuk mund të largohen nga shtëpia kur ato dëshirojnë. Një burrë në Afganistan mund të kufizojë të drejtën e gruas për të lënë shtëpinë. E njejta vlen edhe në Jemen.
7. Burrat zgjedhin se ku mund të punojë gruaja. Në vendet si Kameruni dhe Guinea, burrat kanë kontroll mbi jetën e grave të tyre, nuk i lejojnë të bëjnë çfarë të dojnë, i i ndalojnë në mundësinë e profesionit dhe punës.
8. Gratë nuk mund të marrin një divorc. Në Izrael, martesat dhe divorcet vendosen sipas ligjit rabinik, ku thuhet se divorci lejohet vetëm nëse kërkohet nga burri.
9. Dëshmia e një gruaje është praktikisht e pavlefshme. Në Pakistan, dëshmitë e dhëna nga një grua, vlejnë pikërisht sa gjysma e dëshmive të një burri në çështje të caktuara civile.
10. Gratë nuk mund të ngasin makinën. Ky ligj vlen më shumë për Arabinë Saudite në të cilën gratë ndalohen të marrin patentë shoferi.
11. Femrat nuk marrin trashëgimi aq sa vëllezërit e tyre. Në Tunizi, të drejtat e trashëgimisë së grave janë të kufizuara: bijtë trashëgojnë dy herë më shumë se bijat./femra.net
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha