Nga fushëbetejat e shkatërruara nëpër pallate e anije, revista TIME hedh vështrimin tek vendet më paranormale në botë.
Nga vrasjet brutale tel mallkimet, pse shpirtrat i përndjekin këto vende. Historitë e frikshme.
1. Shtëpia Amityville
Shtëpia në rrugën 112 në Amityville, Nju Jork, ishte vendi i një vrasjeje brutale të familjes në të cilën, 23-vjeçari Ronald DeFeo qëlloi e vrau prindërit dhe 4 vëllezërit e motrat e tij më 14 nëntor 1974. Por shumica e legjendës që e rrethon këtë shtëpi tregohet nga familja që u zhvendos aty një vit pas vrasjeve.
George dhe Kathy Lutz sëbashku me 4 fëmijët e tyre, pavarësisht se e dinin për tragjedinë që kishte ndodhur në atë shtëpi, vendosën ta shikonin atë. Shtëpia ishte e madhe, kishte një pishinë, vend për të parkuar varkën, garazh dhe një bodrum. George dhe Kathy vendosën ta blinin atë. “Që kur hymë në shtëpi, e vura re që ajo ishte shtëpia e jonë e ëndrrave,” tha George Lutz. “E shikoja dhe tek fytyra e Kathy-t që ishte shtëpia e duhur, por gjëra ndryshuan në mënyrë dramatike”. Edhe pse shtëpia ishte bekuar nga një prift pas tragjedisë, George dhe Kathy thanë se kishin filluar të përjetonin gjëra të çuditshme, zhurma, hapa, aroma misterioze, substance të gjelbra që rrjedhin nga muret, si dhe një grumbull mizash. Madje edhe sjelljet e familjarëve filluan të ndryshonin: George shpesh ndjehej i sëmurë, nuk lahej për ditë të tëra dhe binte në peshë, ndërsa Kathy kishte vazhdimisht ankthe. Fëmijët filluan të grindeshin me njëri-tjetrin. Pasi shqetësimet u përkeqësuan, familja vendoi ta linte shtëpinë përkohësisht.
Por natën që vendosën të niseshin, ishte nata e tyre e fundit atje. Edhe pse George Lutz ishte i gatshëm të shpjegonte detajet e plota të asaj nate, ai njëherë tha se “gjëja më e vështirë për ata njerëz që përballen me shpirtrat, është humbja e aftësisë së komunikimit rreth kësaj gjeje me njerëzit e tjerë. Është diçka e pakuptueshme, kur të ndodh ty, bëhesh si alien për këdo”. Por pretendimet e familjes George u hodhën poshtë nga hetuesi i ngjarjeve paranormale, Stephen Kaplan, i cili tha se ndoshta George ka pasur më parë një mani paraekzistuese paranormaliteti.
2. Burgu Lindor në Filadelfia
E ndërtuar në vitin 1829 me mure si të një kështjelle dhe dy kulla vrojtimi, Burgu lindor shtetëror në Filadelfia ishte burgu i parë që praktikonte izolimin.
Të burgosurit jetonin vetëm, hanin vetëm madje edhe ushtroheshin vetëm në kopshte individuale. Kur një i burgosuri linte qelinë, një roje i mbulonte kokën me kapuç në mënyrë që ai të mbetej i izoluar.
Edhe pse sistemi i izolimit u hoq shpejt për shkak të shtimit të të burgosurve, burgu mendohet t’i ketë shkaktuar sëmundje mendore shumë të burgosurve.
Ai operonte si burg i rregullt nga viti 1913 deri kur u mbyll në vitin 1970, dhe gjatë kësaj kohe aty u burgosën Al Kapone dhe hajduti i bankave Willie Sutton.
Burgu u braktis në vitin 1971, dhe ka zëra se ngjarje të pazakonta kanë ndodhur në atë vend qysh atëherë. Vizitorë të burgut, të cilët janë të shumtë, sepse tani burgu funksionon si muze por edhe si vendqëndrimi shpirtrash e fantazmash. Shumë vizitorë thonë se kanë dëgjuar hapa nëpër oborre, apo zëra të dikujt nëpër qeli, zhurma të frikshme. Qelia numër 12 është e famshme sepse aty dëgjohet një e qeshur edhe kur s’ka njerëz. Aty gjatë natës shfaqet fantazma e një prej rojeve të kullave të vrojtimit.
3. Kështjella e Edinburgut
Me 900 vjet histori prapa saj, do të ishte surprizë sikur Kështjella e Edinburgut s’do të ishte një nga vendet më paranormale. Që nga ndërtimi i saj si një fortesë ushtarake në fillim të shekullit të 12, kështjella ka përjetuar sulme, ekzekutime si dhe një pushtim të shkurtër nga anglezët.
Që kur është kthyer në vend turistik, Kështjella e Edinburgut tani i ofron vizitorëve një “takim” me shpirtrat e disa nga personat që kanë qenë pjesë e historisë së Kështjellës, si për shembull Duka Aleksander Stewart, që u arratis nga kështjella duke qëlluar me thikë dy rojet për vdekje e që më pas i dogji trupat e tyre, Janet Gougla që është djegur në turrën e druve, si dhe shumë të tjerë. Në vitin 2001, Kështjella e Edinburgut, u bë një nga vendet më paranormal në histori. Një skuadër prej tetë hulumtuesish eksploruan dhomat e harruara të kështjellës dhe kalime sekrete për shenja fantazmash. Njerëzve nuk iu tregua se cilat zona të kështjellës ishin të gjuajtura nga shpirtrat e fantazmat.
51% e vizitorëve në zonat e prekura nga fantazmat raportuan se kishin përjetuar një eksperiencë paranormale. Hijet e zhurma të papritura ishin eksperienca të përditshme në Edinburg. Por nuk është vetëm Kështjella e Edinburgut që ka të këtilla ngjarje paranormal. Në një zonë nëntokësore të qytetit, ka shumë të vdekur dhe mendohet se shpirtrat e tyre qarkullojnë në qytet.
4. Fushëbeteja Gettysburg
Beteja e Gettysburg-ut zgjati 3 ditë dhe ishte një nga më të përgjakshmet në historinë amerikane ku vdiqën rreth 50 mijë të rinj. Me kaq të rinj të vrarë në këtë mënyrë të dhunshme, shumë besojnë se në atë vend qarkullojnë shpirtrat e ushtarë të vdekur që e kanë të pamundur të pranojnë fatin e tyre dhe vdekjen e parakohshme. Këto shpirtra të shqetësuar enden në fushën e Pensilvanisë, në kërkim të armëve dhe shokëve të tyre, pa e ditur që lufta ka përfunduar.
5. Plantacioni Myrtles
Ky vend që ndodhet në St. Francisville të Los Anxhelesit u ndërtua në vitin 1796 nga gjeneral David Bradford, konsiderohet si një nga destinacionet më të gjuajtura nga fantazmat. Disa thonë se ky vend ka qenë dëshmitar i dhjetë vrasjeve. Kjo është arsyeja se pse shfaqen fantazmat.
Një nga tregimet më popullore lidhet me ish skllaven Chloe, së cilës, siç thonë legjendat, iu pre veshi nga i zoti i saj. Ajo u hakmor duke i hedhur helm në tortën e ditëlindjes së tij, që vrau dy vajzat e të zotit të saj. Thuhet se shpirtrat e dy vajzave lëvizin nëpër plantacion. Po ashtu, rreth plantacionit lëviz edhe shpirti i Chloe-t me veshin e prerë, e cila u var nga shërbëtorët e tjerë.
6. Mbretëresha “Mary”
Një ish-anije lufte tepër luksoze me nofkën “Fantazma Gri”, Mbretëresha Mary u ble nga qyteti i Long Beach në vitin 1967 dhe u transfomua në hotel. Ajo u bë një nga ndërtesat më popullore për turistët. Një vakt i ngrënë atje dhe një shëtitje rreth pikave të nxehta paranormale të anijes kushton 109 dollarë. Një nga fantazmat raportohet të jetë edhe një marinar i cili vdiq në dhomës e motorit të anijes, e ashtuquajtura “gruaja me të bardha” dhe fëmijë që u mbytën në pishinën e anijes.
7. Kulla e Londrës
E ngritur nga Uilliam Pushtuesi në shekullin e 11, ky ish-burg politik dhe vend ekzekutimi ka qenë prej kohësh një nga ndërtesat më të gjuajtura nga shpirtrat në ishujt britanikë. Mes fantazmave që qarkullojnë në fortesë janë shpirtrat e Anne Boleyn, bashkëshortja e Henrit VIII, së cilës iu pre koka në vitin 1536, Zonja Jane Grey, dhe Zoti Valter Raleigh. Fantazma e parë që është pikassur në ndërtesë është ajo e Thomas Becket, në shekullin e 13.
8. Shtëpia Whaley
Edhe qeveritarët më skeptikë nuk mund të hedhin poshtë dëshmi se kjo shtëpi në qytezën e vjetër të San Diegos mban shpirtra. Në vitet ’60, Departamenti i Tregtisë së SHBA-së e klasifikoi shtëpinë Whaley si të gjuajtur nga shpirtrat. Edhe Travel Channel e ka cilësuar këtë shtëpi si të tillë, madje si një nga shtëpitë më paranormale të Amerikës.
Fantazma e hershme e kësaj shtëpie ishte Jim Robisnon, që u var në këtë vend në vitin 1852. Kur James Whaley e ndërtoi shtëpinë, në mes të shekullit të 19 shërbente si hambar, gjykatë dhe dyqan i përgjithshëm. Por në vitin 1857 ai pretendoi se kishte dëgjuar Robinsonin të bërtiste në hollin e ndërtesës. Edhe vizitorët kanë raportuar për praninë e një hije të një vajze me fustan të gjatë në dhomën e ngrënies.
9. Shtëpia e Bardhë
Rezidenca më e famshme amerikane është gjithashtu e lidhur me gjuetinë e shpirtrave. Sipas gojëdhënave, disa nga banorët e saj thonë se kanë parë fantazmën e Abigail Adams, bashkëshortja e John Adams, të lajë rrobat në Dhomën Lindore, ndërsa shpirti i Dolley Madison duke qëndruar në Kopshtin e Trëndafilave.
10. Shtëpia Winchester
Edhe nëse kjo shtëpi nuk është pjesë e listës amerikane të shtëpive paranormale, mbetet një nga ndërtesat më të dyshimta në histori. Pas vdekjes së bashkëshortit dhe fëmijës së saj, Sarah Winchester, u konsultua me një investigator. Ky i fundit arriti në konkluzionin që bashkëshorti dhe fëmija janë vrarë nga fantazmat që vdiqën nga plumbat që kanë gjuajtur familjarët e saj. Investigatori tha se vetëm ndërtimi i përjetshëm do të mund të zbuste shpirtrat që ndodheshin në banesë.
Dhe kështu Sarah urdhëroi punëtorët të punonin në pronë çdo orë të çdo dite për 38 vjet. Kjo pasuri me 160 dhoma është ndërtuar pa ndihmën e projekteve. Ajo ka disa pjesë të çuditshme: shkallë që nuk të çojnë askund e dyer të hapura në muret me tulla.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...