Ikona e revolucionit kuban dhe antiimperializmit Fidel Kastro u nda dje në mbrëmje nga jeta në moshën 90 vjeçare.
Këto janë disa nga shprehjet më pikantë gjatë rrugëtimit të tij politik:
Idetë nuk kanë nevojë për armë nëse janë në gjendje të masat e mëdha të njerëzve.
Për mua kapitalizmi është i neveritshëm.Është i fëlliqur, vulgar, tëhuajëzues, sepse shkakton luftë, hipokrizi dhe garë.
Revolucioni është një betejë deri në vdekje midis të ardhmes dhe të shkuarës. Ata flasin mbi dështimet e socializmit, por ku është suksesi i kapitalizmit në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine?
Revolucionari beson te njeriu, te qeniet njerëzore. Ai që nuk beson te qenien njerëzore nuk është revolucionar.
Më dënoni, nuk ka rëndësi. Historia do më shfajësojë.
Rezultati më i jashtëzakonshëm i revolucionit kuban është zgjimi te populli i ndërgjegjes së jashtëzakonshme revolucionare.
Një ditë sistemi kapitalist në SHBA do të zhduket, pasi nuk ka sistem klasor të përjetshëm. Një ditë shoqëria e klasave do të zhduket.
Atletët e mirë nuk e njohin lodhjen. Ata nuk e njohin dekurajimin. Atletët e mirë nuk njohin veçse .
Unë jam marksistleninist dhe do të vijoj të jem deri në fund të jetës./gazeta Shekulli
Gjermania e pamëshirshme ndaj Bosnjës, ia shënon shtatë gola
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...