Google ADS

10 të vërteta shkencore ‘të pabesueshme’

00:26 | 18 Prill 2018
Trina Galanxhi

Shkenca është një sistem dijesh e njohurishë për ligjet e zhvillimit të natyrës dhe shoqërisë, e cila është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale dhe jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike.

Por çfarë janë disa nga të vërtetat shkencore të cilat janë pothuajse të pabesueshme për t’u besuar.

Më poshtë po ju rendisim 10 prej tyre: 

-Mushkëritë tuaja kanë të njëjtën sipërfaqe me një fushë tenisi.

-Nuk ekziston asnjë mënyrë për të provuar shkencërisht, se ne nuk jemi pjesë e një simulimi kompjuterik.

-Trupi i njeriut nxjerr më shumë nxehtësi për njësi vëllimi, se sa Dielli.

-As edhe njëri prej paraardhësve tuaj nuk ka vdekur pa sjellë në jetë një fëmijë.

-Acidi i stomakut është i fortë sa për të shkrirë edhe zinkun.

-Në Diell ndodhin tornado zjarri që janë më të mëdha edhe se sa vetë Toka.

-Në të vërtetë ju nuk prekni asnjëherë, asgjë. Ajo që ndodh është që atomet tuaja shtyjnë pas atomet e objekteve të tjerë.

-Truri juaj përbëhet kryesisht nga uji dhe dhjami.

-Uji e përcjell elektricitetin vetëm për shkak të papastërtive të tij. Uji përsosmërisht i pastër nuk do ta përcillte energjinë elektrike.

-Bota.al shkruan se nga 4 forcat bazë (graviteti, forca elektromagnetike, e fortë bërthamore dhe e dobët bërthamore), graviteti është më e dobëta, më e lehta për t’u vënë re, dhe më pak e kuptuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme