10 shenjat që Djalli i ka lënë në Tokë (Foto/Video)

12:50 | 3 Mars 2016
Arbresh.info
 Njerëzit kanë tendencën dhe janë të aftë të dallojnë shenja apo imazhe në forma të ndryshme. Këto shenja na kanë ndihmuar t’i pasurojmë legjendat dhe folklorin tonë në të gjithë botën, duke na bërë ne të shohim gjurmë ku e dimë se nuk duhet të ketë dhe na kanë ndihmuar të ndërtojmë histori rreth fenomeneve të ndryshme.
1. “Gjurma e Djallit”, Gjermani

10-devils-footprint

Silueta e Kishës së Zonjës Sone shkon kundër horizontit të Mynihut. Ndërsa shumica këndojnë lavdet nga dritaret e saj të shekullit të 14, një tipar akoma më interesant është e ashtuquajtura “gjurma e Djallit”. Arkitekti i Kishës Jorg von Halsbach u shfaq për herë të parë në qytetin e Mynihut në vitin 1441. Sipas legjendës, ai bëri një marrëveshje me Djallin. Financimi për Kishën ishte i vështirë përderisa von Hlasbach ra dakord ta bënte kishën një monument të errët, dhe për këtë duhet të paguante Djalli. Kur kisha përfundoi arkitekti shoqëroi Djallin brenda për të provuar se nuk dukeshin dritare dhe sipas Djallit, puna e von Halbach ishte përfunduar. Por kur bëri një hap më tej, Djalli pa që dritaret ishin fshehur pas kolonave masive të brendshme të Kishës. Kur hodhi hapin, gjurma e këmbës ngeli aty përgjithmonë.
2. Terreni i Djallit, SHBA
Sipas gojëdhënave shekullore, Djalli ka shëtitur nëpër Karolinën e Veriut. Në rrugën e quajtur “Chathan County”” ndodhet një rreth 12 metra të cilit i është vënë emri “Terreni i Djallit”. Çdo natë, në mesnatë, thuhej se Djalli dilte dhe planifikonte aktivitetet e darkës përpara se të niste punët e tij. Njerëzit janë përpjekur të mbjellin bimë atje, por ato prishen direkt. Çdo objekt që lihej gjatë ditës aty, hidhej jashtë gjatë natës. Ide të tjera tregojnë se brenda atij rrethi ndodhin aktivitete paranormale. Banorët e zonës shpesh e kanë përdorur vendin si pikë takimi për partitë, por disa dëshmojnë se kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të shpenzuar natën aty.
3. Guri i Artë, Angli

8-goldstone

“Guri i Artë” e mori emrin nga fakti se është një gur me disa grimca ari në të. Megjithatë gojëdhënat për gurin janë më impresive se sa kaq. Guri që tani qëndron në Parkun Hove thuhet se është zbuluar së pari nga Djalli. Kur ai gërmoi në zona të ndryshme, me qëllim kanalizimin e ujit për përmbytjen e të gjithë kishave të zonës, nxori këtë gur masiv. Ai e goditi këtë gur me sa fuqi kishte, dhe e dërgoi në atë që sot quhet “Lugina e Gurit të Artë”. Por në fillim të shekullit të 19 rreth kësaj ngjarje kishte më shumë përralla. Sipas legjendave, shkëmbi është adhuruar nga hyjnitë misterioze në Britani.
4. Purgatory Falls, SHBA

Purgatory

“Purgatory Brook Falls” nuk është shumë larg nga Nju Hempshajër. Kjo është një zonë e çuditshme e izoluar që gjendet mes rrugëve kryesore të kësaj zone. Që në fillim të viteve 1800, ishte një zonë e mbushur me dru e mullinj derisa një zjarr masiv e shkatërroi të gjithën në vitin 1950. Deri në vitet 1800 ajo ishte një zonë ku zhvilloheshin festime. Ka të dhëna se më parë aty ekzistonte një hotel, një zonë pikniku dhe një pavijon. Sipas gojëdhënave, në këtë zonë ka dalë Djalli dhe u tha banorëve se do t’i gatuante një darkë të madhe me çfarëdo lloj gjëje ato të dëshironin. Ai po i gatuante fasule në vrimën e shkëmbit por kur mori kazanin, dogji veten me të.
5. Djavola Varos, Serbi

devil town

Në pjesën jugore të Serbisë, pranë malit Radan ndodhet Djavolja Varos, një monument kombëtar dhe një peisazh epik, emri i të cilit përkthehet si “Qyteza e Djallit”. Peisazhi përbëhet nga 202 pjesë shkëmbore, disa prej të cilave janë rrëzuar për shkak të përbërjes unike me minerale. Kjo edhe për shkak të shpërthimeve vullkanike që kanë ndodhur miliona vjet përpara. Sipas një legjende, Djalli njëherë ishte aq i mërzitur nga gjërat e mira, nga feja, nga njerëzit e përulur që jetonin në këtë zonë sa që mallkoi ujin e pijshëm për t’i bërë ata të harrojnë se kush ishin. Kjo çoi në një nga tabutë më të mëdha natyrore, fetare dhe morale: martesën e vëllait me motrën. Uji që banorët e atëhershëm pinë është ende atje në formën e dy burimeve të quajtur “Uji i Djallit” dhe “Uji i Kuq”.
6. Shkëmbi në Martense, SHBA

image

Një gur në Brooklyn shënon vendin e një rruge që nga Lufta Revolucionare të quajtur Martense Lane. Në atë kohë ajo ishte e vetmja rrugë që merrte drejtimin nga lindja në perëndim në këtë zonë. Guri është zhvendosur kohët e fundit nga trotuari i Bazilikës së Zonjës Sonë gati 25 blloqe larg. Kur guri i madh u zhvendos, njerëzit dalluar një shenjë të çuditshme në të dhe dukej si gjurmë këmbe. Pa dyshim, ky zbulim ishte i rastësishëm, sepse ka mundësi të jetë një legjendë në lidhje me Djallin. Sipas legjendës, një skllav me emrin Joost po shkonte në shtëpi pasi luajti në violinë gjatë një martesa. Ai ishte i pirë dhe u ul në shkëmb përgjatë rrugës Martense Lane. Pastaj ai mori sërish violinën e nisi të luajë. Por teksa luante një i huaj qëndronte pranë tij dhe i tha se kjo këngë quhej “Gëzimi i Djallit”. Dhe në momentin që u largua, Djalli la shenjën e këmbës së tij në gurin ku ishte ulur Joost.
7. Shigjetat e Djallit, Britani

4a-devils-arrows

Britania është e mbushur me të gjitha llojet e gurëve. Edhe pse ata janë të gjithë mbresëlënës, tre gurët që ndodhen në Boroughbridge janë më të lartat të llojit të tyre. Këto gurë qëndrojnë 7 metra nga toka. Me dy gurët e tjerë po kaq të gjatë, është e sigurtë të mendosh se edhe guri i katërt i munguar është po kaq i gjatë. Në vitin 1621, guri i katërt u nda në pjesë, dhe me të u ndërtua një urë. Pjesa e sipërme ende qëndron në Aldborough Manor. Të njohur si “Shigjetat e Djallit”, gurët që qëndrojnë në këmbë besohet të jenë pjesë e një kompleksi para-historik që nuk është gërmuar ende. Ndërsa këto gurë kanë qenë padyshim të një rëndësie të madhe kur u ngritën, qëllimi i tyre fillestar nuk është më i njohur. Sipas legjendave popullore, Djalli po qëndronte aty kur u ofendua nga njerëzit e shfatit. Kjo e zemëroi Djallin sa që hodhi tre shigjeta guri në drejtim të fshatit.
8. “Gjurma e këmbës së Djallit”, SHBA

maine

Në Maine, ekziston një shkëmb që mendohet të ketë gjurmën e Djallit në të. Me sa duket të gjitha përpjekjet për gdhendjen e gjurmës kanë qenë të pasuksesshme. Asgjë dhe asnjë nuk ka qenë në gjendje ta dëmtojë shkëmbin. Guri tani është pjesë e një muri rreth varrezave në Maine. Pranohet në përgjithësi se ekziston një aktivitet paranormal rreth shkëmbit. Në fakt, disa pretendojnë se u janë prishur makinat sapo kanë kaluar pranë shkëmbit. Sipas gojëdhënave, shkëmbi u zbulua kur një skuadër punëtorësh ndërtimit po ndërtonin një rrugë të re. Ata nuk kishin arritur ta lëviznin gurin edhe pse kishin përdorur të gjitha pajisjet e tyre përfshi edhe dinamit. Në gur u gjetën gjurmë këmbësh me tre gishta të mëdhenj.
9. Ura e Djallit, Zvicër

uefa

Ka një numër të konsiderueshëm të ashtuquajturash “urat e Djallit” në të gjithë Europën. Shumica e ngjarje janë të ngjashme. Ato përfshijnë një vend që është shumë i vështirë për t’u ndërtuar nga njeriu, kështu që thuhet se ka qenë Djalli ai që e ka përfunduar punën. Në shumicën e rasteve, është një mënyrë interesante për të shpjeguar se si janë kryer këto gjëra nga bëmat e inxhinierisë. Ura e Djallit në Zvicër është një urë e vogël, që kalon mes për mes një rruge të shkurtër në Saint Gotthard. Deri në vitin 1230 ishte ura e parë e ndërtuar në të gjithë humnerën, që atëherë konsiderohej një dhuratë nga perëndia për barinjtë. Sipas legjendës, një bari dhish kishte bërë pakt me djallin. Në këmbim të ndërtimit të urës, Djalli fitoi të drejtën për të kërkuar shpirtin e parë që do të kalonte në këtë urë. Kushtet u pranuan dhe Djalli ndërtoi urën, ndërsa bariu kaloi me dy dhitë e tij. Por Djalli ishte aq i zemëruar sa kapi një gur të madh dhe u bë gati të godiste urën që ndërtoi.
10. Toka e thatë e Djallit, Angli

1a-devils-punchbowl (2)

Kjo zonë e thatë, shtrihet në pjesën jugore të Anglisë. Shkencërisht, kjo anomali gjeografike është shkaktuar nga erozioni që u ndalua nga një shtresë e tokës argjilore. Por ka disa shpjegime të tjera. Zona nuk ndodhet larg Thurlsey, vendbanimi skandinav i perëndisë Thor. Kur Djalli kërceu mes kodrave, Thor u përpoq ta godiste me rrufenë e tij. Nga ana tjetër edhe Djalli e goditi Thor-in duke e hedhur atë mbrapsht e duke e lënë tokën të shkretë. Një histori tjetër e tregon Djallin duke u përpjekur të gërmojë një hendek për përmbytjet e kishave në Angli. (“TO”)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme