Pagat konsiderohen si një temë tabu dhe rrallë ndodh që të bëhen biseda direkte rreth tyre. Është e vështirë ta dini se sa është niveli mesatar i pagës mujore në zonën tuaj apo qytetin ku ju banoni.
Deutsche Bank zyrtarisht lëshoi raportin vjetor Mapping të pagave në botë javën e kaluar dhe shifrat ishin mjaft të hapura.
Duke analizuar gjithçka, nga kostot mesatare të qirasë dhe strehimit në të gjithë globin, deri në çmimin e një pakete cigaresh në secilin vend individual, raporti shikonte çdo detaj për të përcaktuar qytetet më të fuqishme në botë.
Një nga faktorët që raporti shikoi ishin shifrat mesatare të fitimit, duke renditur 10 qytetet më të mira që kanë pagën mesatare më të lartë.
Është realisht e habitshme që shumica e vendeve në listë janë qytete metropolitane, me çmime të qirasë dhe ushqimit goxha të shtrenjtë, por me sa duket pagat e tyre i suportojnë këto kosto mujore.
Këtu janë 10 qytetet që kanë pagat mesatare më të larta në botë…
1. Zyrih, Zvicër – 5,311 euro
2. San Francisko, SHBA – 4,356 euro
3. Boston, SH.B.A – 3,906 euro
4. New York, SHBA – 3,645 euro
5. Çikago, SHBA – 3,274 euro
6. Sidnei, Australi – 3,022 euro
7. Melburn, Australi – 3,019 euro
8. Oslo, Norvegji – 2,850 euro
9. Singapor – 2,780 euro
10. Kopenhagen, Danimarkë – 2,673 euro
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri