10 qytetet më të rrezikshme për gratë

19:15 | 17 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sipas një sondazhi të kryer nga Fondacioni Thompson Reuters, këto janë qytetet më të rrezikshme për gratë.

Në vendin e parë është renditur Kajro në Egjipt, duke lënë më pas Karaçin në Pakistan, shkruan portali arbresh.info

Në listë janë të përfshirë edhe:

Kinshasa, Kongo

Nju Delhi, Indi

Lima, Peru

Mexico City, Meksikë

Dhaka, Bangladesh

Lagos, Nigeri

Xhakartë, Indonezi

Stamboll, Turqi

Për nga qytetet në Shtetet e Bashkuara, New York City është renditur në vendin e 13-të, pas San Paolo në Brazil dhe Buenos Aires në Argjentinë.

Nga 10 qytetet më të rrezikshme, shtatë nga to kanë shumicë myslimane, duke përfshirë edhe tri të parat.

Megjithatë, sondazhi është vënë në dyshim, pasi statistikat e dhunimit dhe të krimit mund të krahasohen lehtë.

Në sondazh është theksuar se New York zë vendin e 13-të për nga kultura armiqësore ndaj grave, ndërsa Manila e Filipineve është në vendin e 14-të, prandaj disa kritikë thonë se sondazhi nuk ka krahasim të saktë.

Në kategorinë e gjërave më të rrezikshme për gratë hyjnë, gjymtimi gjenitar femror, fëmija, martesat e hershme ose të detyruara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme