Google ADS

10 qytetet më të populluara në 2050-n

07:16 | 17 Qershor 2016
Arbresh.info

Popullsia në botë po rritet me ritme shumë të shpejta. Deri në vitin 2050, pas 34 vitesh, parashikohet që në rruzullin tokësor të jetojnë rreth 10 miliardë njerëz.

Instituti Global i Qyteteve në Universitetin e Torontos ka projektuar 10 qytetet më të populluara deri në vitin 2050 duke u bazuar në trendin aktual të rritjes së numrit të popullsisë.

Me 38 milionë banorë, sot, Tokio është qyteti më i populluar në botë, ndërsa në listën e 10 qyteteve të para vetëm një qytetet ndodhet në Afrikë, ndërsa dy të tjerë në Amerikën Latine, por në 3 dekadat e ardhshme kjo do të ndryshojë.

Më poshtë mund të shihni listën me 10 qytetet që parashikohet të jenë më të populluarat e planetit tonë në vitin 2050.

10- Meksiko Siti, Meksikë: 24.3 milionë banorë

9- Nju Jork, SHBA: 24.8 milionë banorë

8- Karaki, Pakistan: 31.7 milionë banorë

7- Tokio, Japoni: 32.6 milionë banorë

6- Lagos, Nigeri: 32.6 milionë banorë

5- Kalkuta, Indi: 33 milionë banorë

4- Kinshasa, Kongo: 35 milionë banorë

3- Dhaka, Bangladesh: 35.2 milionë banorë

2- Delhi, Indi: 36.2 milionë banorë

1- Mumbai, Indi: 42.4 milionë banorë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme